Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Pace” nxjerr në pah historitë e artistëve afro-amerikanë

Pace

Kulminacioni i bashkëpunimit gjashtëmujor ndërmjet projektit radikal të arkivimit “Black Lunch Table”, Kristen Owens, bashkëpunëtore e organizatës në “Wikipedia” dhe kuratore e bibliotekare e galerisë “Pace”, e kuruar nga Owens, paraqet një dhomë leximi me përzgjedhje titujsh nga biblioteka masive e saj me mbi 11 mijë vëllime esesh, monografish dhe librash artistikë.

Iniciativa e bashkëpunimit mes “Pace” dhe “Black Lunch Table” u ngrit nga diskutimet në Galeri, duke filluar më 2020 mbi natyrën se si kjo e para “mund të kontribuojë në krijimin e një kulture që i jep përparësi përfaqësimit të zërave të ndryshëm”, ka thënë Amelia Redgrift, shefe e komunikimit dhe marketingut e galerisë “Pace”.

Prej vitit 2005, “Black Lunch Table” ka punuar për të arkivuar jetën dhe punën e artistëve afro-amerikanë, më së shumti duke zgjeruar ose shtuar faqet e Wikipedia-s për artistë dhe njerëz afro-amerikanë nga fusha e kulturës, si Fred Moten, Meschac Gaba, Peggy Cooper Cafritz dhe Valerie Cassel Oliver.

Duke parë një përafrim ndërmjet misionit të “Black Lunch Table” dhe përpjekjeve të diversitetit të “Pace”, në vitin 2020, Redgrift, Eliza Myrie dhe të tjerë nga të dy ekipet filluan një seri seancash idesh për të nxitur një bashkëpunim. Fryti i parë i partneritetit erdhi në vitin 2021, kur në qershor “Pace” kishte prezantuar një ngjarje me fotografi në hapësirën e saj kryesore në New York.

I nisur në shtator, “Wikimedia Fellowship” ishte evolucioni i radhës i “Pace” në bashkëpunim me “Black Lunch Table”. Owens, bibliotekare për Studimet Afrikano-Amerikane dhe Diasporën me Ngjyrë në Universitetin e New Yorkut, ishte zgjedhur si bashkëpunëtore inauguruese. Nëpërmjet bashkësisë, Owens ka dhënë qasje në arkivin 60-vjeçar të Galerisë për të sjellë historitë e artistëve të margjinalizuar në ballë të programimit publik të “Pace”.

Owens shpreson se salla e leximit do të ndezë biseda kritike mbi qasjen ndaj njohurive historike, duke shtyrë përpara punën e saj mbi “qasjen në informacion” si programuese arsimore dhe bibliotekare.

“Ishte mënyrë e përsosur për të kombinuar kërkimin tim si studiuese dhe punën time si profesioniste e informacionit”, ka thënë Owens.

Owens gjithashtu drejton një program të përmbajtjes digjitale dhe programeve publike përgjatë muajit shkurt, i cili nxjerr në pah artistët afro-amerikanë dukur të nënpërfaqësuar në listën e “Pace”.

Bursa e Owens është përqendruar prej kohësh rreth kulturës vizuale të zezë dhe mungesës ose fshirjes së saj të shpeshtë nga të dhënat historike. Në qendër të kësaj pune dhe ekspozitës së ardhshme është “Black Arts and Black Aesthetics”, një bibliografi ka shkruar profesoresha e letërsisë së afro-amerikanëve në Universitetin e Atalantas, Carolyn Fowler, kishte filluar të qarkullonte në vitin 1976 duke paraqitur 800 hyrje mbi artin afrikano-amerikan. Bibliografia, e cila u shpërnda kryesisht nëpërmjet kopjeve të mimeografisë – një makinë për realizim kopjesh – u popullarizua gjerësisht në mesin e artistëve të Lëvizjes së Arteve me Ngjyrë gjatë gjithë periudhës.

Redgrift ka thënë se shoqëria i ka ofruar “Pace”, “Black Lunch Table” dhe Owens mundësinë për të bashkëpunuar gjatë rrjedhës së projektit si dhe për të integruar ekipet e galerisë. Ekspozita do të prezantohet në bibliotekën e galerisë “Pace’s Chelsea” në New York këtë shkurt.

Artikuj të ngjashëm