Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Orkestra që harmonizon vuajtjet e muzikantëve

Ilustrim nga Gracia Lam

Ronald Braunstein ishte i prirë për një karrierë të suksesshme si dirigjent i muzikës klasike, kur papritmas doli prej shinave për shkak të sëmundjes mendore. I diplomuar në “Julliard School”, Braunstein kishte bërë debutimin e tij në “Lincoln Center” kur ishte 20 vjeç dhe tre vjet më vonë u bë amerikani i parë që fitoi në kategorinë e dirigjimit në garën prestigjioze “Herbert von Karajan” , të ashtuquajturën Olimpiada e Dirigjentëve.

Çmimi pasoi me ftesa për të drejtuar orkestra të njohura dhe në fillim gjithçka që ai bënte “kthehej në ar“, ka thënë ai. Por e gjitha filloi që të theket kur jeta e tij emocionale filloi të thërrmohej.

Siç thotë ai në “Orchestrating Change”, një dokumentar i ri frymëzues për punën e tij me muzikantë që kanë sëmundje mendore, ai e kuptoi kur ishte i ri se diçka brenda tij nuk ishte në rregull.

“Ndonjëherë isha shumë i ngazëllyer dhe pastaj shumë, shumë i trishtuar”, thotë ai. Por vetëm u bë 30 vjeç, pas një krize emocionale që çoi në një diagnozë për çrregullim bipolar, e mësoi se çfarë ishte problemi i tij.

“Ishte një kohë shumë e errët dhe nuk kisha dikë që të më ndihmonte”, thotë Braunstein për periudhën pas diagnozës. “Të gjithë në biznes më braktisën”. Megjithatë, ai ishte i vendosur të vazhdonte me dirigjim dhe pas një kohe u punësua nga Caroline Whiddon, asokohe drejtoreshë ekzekutive e një orkestre në Burlington, Vt., karriera e së cilës si instrumentiste e kornës kishte ndaluar për shkak të sulmeve të panikut, ankthit dhe depresionit.

Pavarësisht ilaçeve për çrregullime bipolare, Braunstein nuk e mbajti punën as për një vit për shkak të emocioneve të tij. Whiddon u bë gruaja e tij, ka treguar se ai sapo ishte stabilizuar kishte propozuar që në vend që të gjykohej dhe diskriminohej, të formonte orkestrën e tij ku mund të ishte vetvetja dhe të rekrutonte njerëz si ai. Së bashku ata krijuan orkestrën “Me2” që ofron mbështetje për instrumentistët me sëmundje mendore. Disa pjesëmarrës kanë pasur mundësinë që të avancojnë më shumë në karrierën e tyre muzikore.

Artikuj të ngjashëm