Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Origjinaliteti i tradicionales

Muzika folklorike nuk është i vetmi portretizim i burrave të ulur në odë e që argëtojnë një grup tjetër burrash, teksa qëndrojnë prapa muzikantëve dhe i shikojnë si me habi. Plisi e çiftelia nuk janë të vetmet elemente që e kompletojnë këtë pamje.

Prapa kësaj fshihen më shumë se kaq. Folklori e tradicionalja janë treguesit më të mirë rreth të kaluarës së një populli. Tekstet e tyre rrëfejnë legjenda e histori, duke u bërë kështu një pjesë shumë e rëndësishme e trashëgimisë së një vendi, shkruan sot Koha Ditore.

Si e tillë mbetet për ata që ia njohin vlerat e thella të saj, e krejt ndryshe për ata që keqkuptojnë konceptin e flokorit. Derisa shumë shtete me fanatizëm e ruajnë dhe kultivojnë tradicionalen, në Kosovë, sipas muzikantëve dhe muzikologëve, ajo është deformuar.

Ata thonë se një gjë e tillë ka ndodhur si rezultat i qasjes që i kanë dhënë ata interpretues që thirren në emër të vlerës dhe quhen “kultivues” të folklorit. E kjo ka të bëjë me njohjen dhe vlerësimin e asaj që është e vjetër dhe si e tillë t’u servohet të rinjve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)