Ja një pyetje e shpejtë për adhuruesit e operës. Shtëpia më e madhe operistike në Itali, është në Milano, Venecie apo Palermo? Palermo? Por “La Scala” e Milanos mund të ketë më shumë ulëse dhe “La Fenice” në Venecie është më e çmuara e shekullit, por “Teatro Massimo” i Palermos, është më i madhi në Itali, me një shtrirje prej 7 mijë e 710 metrash katrorë një ndërtesë neo-romantike që dominon horizontin antik të kryeqytetit sicilian.
Në Evropë, vetëm “L’Opera” në Paris dhe “State Opera” në Vjenë janë më të mëdha se kjo shtëpi operistike, shkruan Koha Ditore.
“Teatro Massimo” nuk është më i njohuri ndërkombëtarisht, por është një shtëpi operistike me një sfond që pak vende e kanë. Kjo ka kontribuar për eksperimente të guximshme në sjelljen e kulturës së lartë para një komuniteti me telashe.
Francesco Giambrone, i cili administron teatrin, fton vizitorët të vijnë në tarracën nën çati ngjyrë bakri për shkak të pamjes që mund të shihet, por edhe asaj që përfaqëson.
“Po, po, e dominon qytetin, e ka pamjen më të mrekullueshme”, ka thënë Giambrone. “Përpara, deti, natyrisht. Nga e djathta, qyteti më i bukur i vjetër i Palermos. Nga e majta, ndërtimet e reja abuzuese, qyteti i mafisë”... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)