Kulturë

Okupimi i viseve shqiptare në Kosovë e Maqedoni nga forcat habsburge

Forcat Habsburge, nën komandën e Pikolominit, më 14 tetor të vitit 1689, vazhduan marshimin nga Prokupla drejt Prishtinës.

Mahmut Pasha edhe pse kishte filluar t’i bënte llogoret pranë Prishtinës, duke vlerësuar se nuk mund t’u kundërvihej forcave të gjeneral Pikolominit, u tërhoq nga Peja, ndërsa popullsia shqiptare myslimane e Sanxhakut të Vëlçetrinës (Vushtrrisë) me kasabatë Prishtinë, Novabërdë (Artanë), Janovë e Vjetër (Janjevë) dhe Moravë (Gjilan) dhe fshatrat përreth iku drejt Shkupit dhe së andejmi shkoi në Maqedoninë Lindore, kryesisht në Strumicë dhe në Serez.

Kundër Mahmut Pashë Mahmut Begollit u vërsulën forcat Habsburge dhe sidomos serbët lokalë të trimëruar pas ikjes së popullsisë shqiptare myslimane dhe i dhanë një goditje ushtrisë së tij pranë Pejës dhe vendeve përreth, duke siguruar kështu një rrugë kalimi për në Bosnjë.

Në shtabin e Pikolominit në Prishtinë kishin ardhur afro 5000 shqiptarë të krishterë, për të shprehur lojalitetin ndaj perandorit habsburgas. (Pjesën e dytë të serisë “Shqiptarët në luftën midis Perandorisë Osmane dhe ‘Aleancës së shenjtë’”, nga Nehat Krasniqi, mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)