Se fuqia e artit është mbi rregullat e “lojës” së instaluar mbi vetë shoqërinë, e dëshmoi artisti Driton Selmani, të cilit intervenimi artistik i kushtoi me gjobë.
Flamuri kombëtar, i vendosur prej kohësh në hyrje të Prishtinës, në orët e para të së shtunës ishte zëvendësuar me flamurin “Offside” të futbollit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shumta ishin reagimet që nxiti “provokimi” artistik. E flamuri kombëtar brenda ditës u rikthye në vend të vet.
“‘Red tape’ 2018 ofsajd - mbiemër, ndajfolje / në mënyrë të paligjshme përtej një linje ose zone të përshkruar; përpara topit në fillim të ose gjatë lojës.
“Ndihem shumë i lumtur që vepra u kuptua dhe njerëzit të cilët e ndjejnë të qenët në ‘pozitë jashtë loje’ reflektuan mbi intervenimin tim”, ka thënë Selmani. Sipas tij, gjithë intervenimi me flamurin dhe “zhurma” që e shoqëroi atë ka dëshmuar fuqinë e artit.
Edhe vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar për veprën e Selmanit, duke thënë se me të kuptuar vendosjen e flamurit “Offside” në hyrje të kryeqytetit, i ka ardhur mirë që një artist ka zgjedhur të flasë nëpërmjet artit për problemet në vend... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)