Mëngjesin e 11 janarit 2018, senatori Richard Durbin, demokrat nga Illinoisi, pranon një thirrje telefonike nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë.
Durbini kishte muaj që po punonte me senatoren Lindsey Graham, republikane nga Karolina Jugore, rreth marrëveshjes që do t’ua siguronte statusin ligjor të ashtuquajturave “ëndërrimtarë” – fëmijë të sjellë ilegalisht në SHBA nga prindërit kur ishin tepër të rinj, e që ndërkohë janë rritur dhe e njohin vetëm Amerikën për shtëpi të tyren, transmeton Koha Ditore.
Lajmet nga Trumpi ishin frymëzuese. “Ueee”, i tha Durbini një ndihmësi. “Mendoj se faktikisht do ta kemi një marrëveshje”. Durbin dhe Graham – e cila po ashtu pranoi thirrje të ngjashme telefonike atë mëngjes – llogarisnin në një takim privat me presidentin, por teksa po prisnin në hollin e krahut perëndimor, një trupë e përkrahësve të linjës së sertë po afrohej, në krye me Stephen Millerin, trurin riosh të politikave drakonike emigracionale të Trumpit.
A po ziheshin në pritë, pyetej Durbini. Ç’është e vërteta, po. Takimi u shthur në përçartjen e famshme të Trumpit – rreth pranimit të emigrantëve prej “vendeve të ndyra”. Presidenti dukej i habitur nga propozimi i Durbinit e i Grahamit: “Prisni një minutë – pse duhej të dëshirojmë që të na vijnë njerëz nga Haiti?”. “Pse të mos sjellim më shumë njerëz nga Norvegjia?”, pyeti ai.

Grahami u zu në befasi: Çfarë kishte ngjarë prej orës 10:00, kur presidenti e telefonoi duke i ofruar marrëveshje, deri pasdite, kur u mbajt biseda e gjatë historike në Zyrën Ovale? “Nuk e di se ku shkoi ai djaloshi”, i tha Grahami këshilltares për Siguri Kombëtare, Kirstjen Nielsen, duke aluduar në Trumpin më të dëgjueshëm të asaj ore. “Dua që të kthehet”.
Shpërthimi i Trumpit rrodhi menjëherë në media. Por shkrimi i thurur nga gazetarët e “New York Times”-it, Julie Hirschfeld Davis dhe Michael D. Shear, në librin e tyre “Border Wars” (Luftërat e kufirit) u hedh dritë sa tmerrit shkatërrimtar të momentit, aq edhe paqëndrueshmërisë tipike dhe luhatshmërisë së presidentit....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)