Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump ka dhënë indikacione të hënën se ai dëshiron të përdorë ushtrinë për të zbatuar synimet e tij të deklaruara më parë për dëbimin masiv të emigrantëve pa dokumente nga SHBA, sapo të marrë detyrën.
Presidenti ka folur për shpalljen e një emergjence kombëtare për të angazhuar ushtrinë amerikane për të ndihmuar në dëbimin e miliona njerëzve që ai mendon se ndodhen në SHBA në mënyrë të paligjshme, raporton The Guardian.
Trump u përgjigj “E VËRTETË” në një postim herët në mëngjes në platformën e tij “Truth Social”, kur një aktivist konservator tha se kishte dëgjuar raporte të tilla.
Trumpi ka folur gjatë gjithë fushatës së tij presidenciale se do të bëjë dëbimin e emigrantëve të paligjshëm dhe se do ta ndërtojë murin me Meksikën.
-
Vendimet e marra nga Trumpi në ditën e parë dhe ndikimi i tyre
-
Vendimet “urgjente” që Trumpi pritet t’i marrë pas marrjes së detyrës
-
Trumpi zotohet t’i japë fund shtetësisë automatike për këdo që lind në SHBA
-
Trump: S’ka zgjidhje tjetër – dëbim masiv për imigrantët ilegalë
-
A mund t’i dëbojë Trumpi një milion imigrantë?