Kulturë

Nxënësit në Kaçanik mësojnë teknikën e artit 3D

Teknikat e artit 3D janë ligjëruar para nxënësve të shkollës së mesme “Skënderbeu” në Kaçanik gjatë punëtorisë dy ditore të organizuar nga festivali i artit në hapësira publike, “Mural Fest”.

Kjo punëtori me të cilën aftësohen të rinjtë kaçanikas që të krijojnë vepra në formatin më aktual të dizajnit është realizuar në kuadër të programit “BRICK”.

Grafisti Naim Idrizi, ka ligjëruar për historikun e krijimeve të projekteve 3D, ndërsa ai ka prezantuar punimet e tij duke inspiruar nxënësit të merren më këtë lloj arti.

Të rinjtë kanë mësuar për metodat e formimit të një grafike kompjuterike.

Nga ana tjetër ligjëruesit e kësaj teknike thonë të janë befasuar me potencialin e të rinjve kaçanikas për artin 3D.

Nxënësit pjesëmarrës në këtë punëtori, do t’i praktikojnë në murale veprat gjeometrike të krijuara në modelin tre dimensional.