“Çfarë nisi më 11 mars si protestë e izoluar dhe e parëndësishme – një student hodhi në dysheme tabakanë e ushqimit në Mensën e Studentëve në Universitetin e Prishtinës – u përshkallëzua më 2 prill në trazira me përfshirje të 20 mijë qytetarëve në gjashtë qytete”, shkruante “The New York Times” më 19 prill 1981
Nuk ka kaluar një vit nga vdekja e Josip Broz Titos, por “vëllazërim-bashkimi” që e ushqeu për 35 vjet me radhë, tashmë ka manifestuar çarje në krahun e ndjeshëm, në Krahinën e Kosovës, të dominuar nga shqiptarët.
Çfarë nisi më 11 mars si protestë e izoluar dhe e parëndësishme – një student hodhi në dysheme tabakanë e ushqimit në Mensën e Studentëve në Universitetin e Prishtinës – u përshkallëzua më 2 prill në trazira me përfshirje të 20 mijë qytetarëve në gjashtë qytete. Nëntë persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën. Tek javën e kaluar, autoritetet zbutën masat e gjendjes së jashtëzakonshme në Krahinë, duke hequr orën policore dhe rihapur shkollat.
Ka edhe vende të tjera multietnike me pakica të ngjashme. Por asnjëri nuk mund të matet me Jugosllavinë për diversitetin fetar, gjuhësor dhe etnik, dhe është fort e cenueshme ndaj forcave centrifugale. Rrjedhimisht, shqetësimi më i madh i pasuesve të Mareshalit Tito ishte shpërthimi i pakënaqësisë në mesin e pakicës së shqiptarëve kryesisht myslimanë, prej 1.4 milionësh të Jugosllavisë, shumica prej të cilëve jetojnë në Kosovë. Pas trazirave, Stane Dolanc, anëtar i Kryesisë së Partisë Komuniste, paralajmëroi për “rrezikun e ngritjes së llojeve të tjera të nacionalizmave” në Jugosllavi – një aluzion i rafinuar për rivalitetin tradicional dhe të fortë ndërmjet serbëve dominues, serbëve dhe kroatëve dominues.
Rebelimi i Kosovës ishte mjaftueshëm lajm i keq për lidershipin e Beogradit; rastisi me ngecjet që kanë rënduar ekonominë e Jugosllavisë në gjendjen më të keqe në dekadat e fundit. Prodhimi industrial ka rënë për 0.6 për qind nga shkurti i vitit 1980 në shkurtin e vitit 1981 (Kosova ka shënuar rënie prodhimi prej dy për qind), derisa kostoja e jetesës është ngritur për 40.5 për qind, tregojnë të dhënat zyrtare. Eksportet tani përbëjnë vetëm dhjetë për qind të bruto prodhimit të brendshëm – hisja më e ulët në Evropë – dhe po vazhdojnë të fundosen. Jugosllavët shpenzuan edhe 1.2 miliardë dollarë më shumë për importe nafte më 1980, pavarësisht masave të tilla konservatore si racionimin e benzinës. Borxhi i jashtëm ka kapur vlerën e 17 miliardë dollarësh amerikanë.
Rebelimi i Kosovës ishte mjaftueshëm lajm i keq për lidershipin e Beogradit; rastisi me ngecjet që kanë rënduar ekonominë e Jugosllavisë në gjendjen më të keqe në dekadat e fundit
“Është evidente se ekonomia nuk po funksionon mirë”, e pranoi Milosh Miniq, anëtar i lidershipit kolektiv të partisë në një fjalim para aktivistëve partiakë muajin e kaluar në Zagreb.
Edhe
Zbulohet biseda sekrete e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun e Ramiz Alinë për Kosovën më 1981
“Ndaleni ngritjen e pakontrolluar të çmimeve!” – kërkoi Cvijetin Mijatoviq, president i tanishëm i presidencës që pasoi Titon, në një tjetër vlerësim të zymtë ekonomisë së vendit në një tubim të mbajtur në Nish.
Qeveria, që porsa ka autorizuar ngritje të theksuara të çmimit për produkte duhani dhe alkooli, ka deklaruar se ngritja e çmimeve sivjet duhet të mbahet nën 30 për qind në nivelin e prodhimit dhe 32 për qind në nivelin tregtar. Beogradi po mundohet njashtu të rivitalizojë sistemin e lavdëruar të Titos të vetëmenaxhimit të fabrikave, që ka marrë “teposhtën” sherri i presionit të inflacionit, ka thënë Mijatoviq. Ai dhe liderët e tjerë kanë përshkruar raste të anarkisë ekonomike për shkak se këshillat e punëtorëve ngritën çmimet për prodhimet e tyre pa marrë parasysh të mirën e përbashkët.
Lidershipi kolektiv, i krijuar nga Titoja pjesërisht edhe për shkak se nuk dëshironte të pasohej nga një figurë e vetme e njohur, ka funksionuar si duhet, pavarësisht modelit të vet alla Rube Goldberg. Prapëseprapë, shpërndarja e madhe e autoritetit ia ka privuar karizmin e nevojshëm për t’ia mbushur mendjen një shteti me qytetarë me mendësi të pavarur që në të vërtetë i prin Jugosllavisë.
Afërmendsh, Tito zor se mund të pasohet. Sipas zyrtarëve të Beogradit, lidershipi po vuan dhimbjet pas vdekjes së tij në maj për të ruajtur njëfarë profili të ulët, por gjendja mund të ndryshojë shumë shpejt. Një zyrtar ka thënë se pret që kryeministri i radhës, që do të zgjidhet vitin e ardhshëm, do të marrë rol më të spikatur. Ai ka theksuar gjithashtu se pos njëri prej tetë anëtarëve të presidencës kolektive do të zëvendësohen më 1983, dhe ka sugjeruar se kjo mund t’i inkurajojë liderët e tanishëm që “të tregohen më frymëzues, sepse nuk kanë çfarë të humbin”.
Tito zor se mund të pasohet. Sipas zyrtarëve të Beogradit, lidershipi po vuan dhimbjet pas vdekjes së tij në maj, për të ruajtur njëfarë profili të ulët, por gjendja mund të ndryshojë shumë shpejt. Një zyrtar ka thënë se pret që kryeministri i radhës, që do të zgjidhet vitin e ardhshëm, do të marrë rol më të spikatur
Serbët, turqit dhe shqiptarët
Autsajderët nganjëherë harrojnë se Jugosllavia socialiste u krijua jo vetëm prej luftës kundër Hitlerit, por edhe prej luftës së ashpër civile që ndërseu një kombësi kundër një kombësie tjetër dhe një kishe kundër një kishe tjetër, me çmimin e 1.7 milionë jetëve të humbura.
Edhe “Energjia e çuditshme” e Aleksandër VuçiqitProblemet e kombësisë të rajonit të Kosovës, dëshpërimisht të varfër pavarësisht pasurisë së konsiderueshme minerare, janë me shekuj të vjetra dhe u përshkallëzuan gjatë dy luftërave botërore. Fillimisht, shtëpi e dinastisë themeltare të Serbisë në shekullin e dymbëdhjetë, Kosova humbi shumicën e popullsisë së saj të mbetur serbe në shekullin e shtatëmbëdhjetë kur serbët, të krishterë ortodoksë, u zhvendosën në drejtimin verior për t’u larguar nga turqit osmanë. Fiset shqiptare e mbushën boshllëkun; tani përbëjnë më shumë se katër të pestat e popullsisë së Krahinës.
Problemet e kombësisë të rajonit të Kosovës, dëshpërimisht të varfër pavarësisht pasurisë së konsiderueshme minerare, janë me shekuj të vjetra dhe u përshkallëzuan gjatë dy luftërave botërore
Kur fuqitë e mëdha u pajtuan më 1912 për ta pavarësuar Shqipërinë pak a shumë brenda kufijve të tanishëm të saj, Kosovën ia ndanë monarkisë serbe. Ishte goditje e madhe që shqiptarët s’e harruan kurrë, edhe më shumë për shkak se vetë lëvizja e tyre për pavarësi kishte nisur në qytetin e Kosovës, Prizren, më 1878. Lufta e Dytë Botërore solli edhe më shumë përmbysje kur Kosova iu dorëzua nga Gjermania Italisë së Mussolinit dhe disa shqiptarë u rreshtuan në shenjë mirënjohjeje në anën italiane. Ndëshkimi pasoi kur partizanët e Titos hynë në këtë zonë, duke masakruar bashkëpunëtorët e dyshuar para syve të bashkëluftëtarëve të tyre komunistë shqiptarë.
Kur fuqitë e mëdha u pajtuan më 1912 për ta pavarësuar Shqipërinë pak a shumë brenda kufijve të tanishëm të saj, Kosovën ia ndanë monarkisë serbe. Ishte goditje e madhe që shqiptarët s’e harruan kurrë, edhe më shumë për shkak se vetë lëvizja e tyre për pavarësi kishte nisur në qytetin e Kosovës, Prizren, më 1878
Partizanët e Titos dikur sunduan Shqipërinë
Për njëfarë kohe, forcat dominuese të Titos sunduan Shqipërinë, dhe madje ishte menduar krijimi i një federate shqiptaro-jugosllave. Dorë e zgjatur ishte Enver Hoxha, i cili më parë kishte bërë thirrje për plebishit në Kosovë. Më 1948, prapakthimet e shkaktuara nga dëbimi i Titos nga Kominformi e ngritën Hoxhën në majën e lidershipit shqiptar, që e kryeson edhe sot.
Për dy dekada me radhë, Jugosllavia e Titos i mbajti të shtypur shqiptarët e Kosovës, duke ua mohuar shkollimin e duhur, si dhe arrestoi ose vrau mësimdhënës të zëshëm shqiptarë. Represioni mori fund më 1966 me rënien e liderit serb, Aleksandar Rankoviq, i cili ishte numri dy i Titos. Prej atëherë, paraja federale është derdhur në Kosovë me shkallë më të lartë se në cilëndo pjesë tjetër të vendit. Universiteti i Prishtinës është ngritur, duke u bërë një prej më të mëdhenjve në vend me 48 mijë studentë. Shumica e administratorëve të rajonit dhe policia e tij janë shqiptarë etnikë. Kosovarëve madje u lejohet të valojnë flamurin shqiptar, me një shqiponjë dykrenore në sfondin e kuq.
Për dy dekada me radhë, Jugosllavia e Titos i mbajti të shtypur shqiptarët e Kosovës, duke ua mohuar shkollimin e duhur, si dhe arrestoi ose vrau mësimdhënës të zëshëm shqiptarë
Megjithatë, kjo “dinamikë e jashtëzakonshme zhvillimi”, sikur e përshkroi Dolanci, për ironi ka ushqyer pakënaqësi. Ka pasur trazira edhe më 1968 dhe përsëri më 1975. Kësaj here, rinia e Kosovës ka brohoritur, “Duam republikë” (kjo krahinë gjysmautonome ka pothuajse të gjitha të drejtat e një republike jugosllave, pos së drejtës për ndarje) dhe disa syresh kërkuan madje edhe aneksim prej atdheut shqiptar të Hoxhës.
Edhe
Janjiq: Serbia rrezikon një luftë civile e cila mund të bartet edhe në rajon
Kosovarëve madje u lejohet të valojnë flamurin shqiptar, me një shqiponjë dykrenore në sfondin e kuq
Përktheu: Rexhep Maloku