Nëse vendosni ta vizitoni Gjakovën, udhërrëfyesja Shqipe Mula, me shumë entuziazëm ju shoqëron në vendet më atraktive të këtij qyteti.
Çarshia e qytetit, aty ku bashkohet tradita kulturore me modernen, është pikënisje e çdo vizitori.
Pas vizitës në Çarshi, udhërrëfyesja rekomandon të vizitohet hapësira ku ruhen eksponatet që identifikojnë rajonin e Gjakovës.
E ndërtuar para afër dy shekujve, kjo shtëpi ruan artefaktet etnografike.
Pas Muzeut Etnografik, marrim rrugë për të vizituar një nga Bujtinat më të vjetra në qendër të Gjakovës e që i takon familjes Haxhibeqiri.
E vendosur rrëzë maleve të Pashtrikut ndodhet Shpella e Kusarëve.
Edhe
Familja që u kthye nga Zvicra e po i sjellë Gjakovës turistë nga e gjithë bota
E fortifikuar me mure të larta shkëmbore, kjo hapësirë tashmë është referencë për t’u vizituar nga turistët.
Ani pse në kohë të përballjes me pandeminë globale, Gjakova në mbrëmje gjallërohet nga zhurma e kafeneve dhe mysafirëve.