Në ditët e shqetësimeve të thella për stabilitetin e demokracisë në Amerikë dhe kudo tjetër, kronika e Benjamin Carter Hett, mbi kolapsin e Republikës së Weimanrit dhe ngritjen e Adolf Hitlerit, nuk do të mundë të kishte ardhur në një kohë më të përshtatshme se kaq.
Libri me titull “The Death of Democracy” (Vdekja e demokracisë), është i trishtë për t’u lexuar për herë të parë, sepse i trajton vitet e hershme të Hitlerit, kur ai ishte një politikan që e shfrytëzonte pakënaqësinë me demokracinë gjermane për të siguruar terren institucional dhe që më pastaj i kontrollonte ndasitë e thella në mesin e partive politike të themeluara, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”.
Po të mos ishte rivaliteti partizan që i frenoi liderët e qendrës të vepronin si grup, vështirë se mund të kuptohej ngritja e Hitlerit. Edhe kur u emërua kancelar dhe kërkoi ta formonte qeverinë në janarin e vitit 1993, mënyra sesi ai mbante pushtetin dukej e dobët.
Katër kancelarë të mëparshëm kishin shërbyer në Gjermani qysh prej vitit 1930 deri atëherë: asnjëri nuk kishte mundur ta zgjidh krizën e ndezur politike. Nazistët nuk e kishin shumicën në Reichstag dhe shumica e gjermanëve nuk parashikonin diçka si një diktaturë absolute, aq më pak dhoma të gazit apo një luftë të dytë botërore.
Në të vërtetë, shkruan Hett në faqen e fundit të librit, “kur ai (Hitleri) u bë kancelar…miliona veta kishin pritur që koha e tij në zyrë të jetë e shkurtër dhe e paefektshme”. Por ndodhi krejt e kundërta dhe të pafuqishëm ishin ata që u ofenduan thellësisht nga nazistët, por ishin të pafuqishëm t’i ndalonin ata.
Nëse Hett mund të besohet, shumica e gjermanëve as që e kishin votuar Hitlerin, dhe ishin të tmerruar apo shqetësoheshin thellësisht për ekstremizmin nazist dhe dëshirën e tyre për dhunë. Ata ishin të vetëdijshëm që propaganda e Hitlerit ishte e rreme – e ndërtuar nga një mori gënjeshtrash – dhe megjithatë, miliona gjermanë që dëgjuan fjalimet e tija, përfunduan me ndjesinë që ai ishte zëri i tyre autentik.
Në një nivel më intim, politikanë të afërt me Hitlerin e panë atë të reagonte ndaj kritikave me një tërbim. Megjithatë ata e kishin parë atë edhe si veprimtar të qetë, i cili mund të linte pas rivalët politikë me sharmin e vet. Nacionalistët gjermanë në veçanti, gjeneralë, biznesmenë dhe të tjerë të krahut të djathtë nisën të besojnë që nuk kishin opsion më të mirë sesa të bashkëpunonin me Hitlerin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)