Në Stambollin e vitit 1975, një burrë i dashuruar tubon gjithçka që lidhen me të dashurën e tij: stolitë e saja, karfica, çelësa.
Biznesmeni i pasur, protagonist i “Muzeut të pafajësisë”, është i obsesionuar pas një kushërire të largët, shkruan sot “Koha Ditore”. E gjithë historia e tyre shtrihet deri në vitin 1984 dhe ka një fund tragjik.
Shkrimtari nobelist turk, Orhan Pamuk, gjatë shkrimit të librit, që u botua në gusht të vitit 2008, ishte ndikuar nga “Bagatti Valsecchi Museum” në Milano të Italisë, siç e kishte theksuar edhe në një shënim që kishte lënë aty më 2007.
“Është hera e tretë që e vizitoj këtë muze të jashtëzakonshëm. E dua këtë shtëpi, idenë dhe imagjinatën që fshihet pas këtyre mureve. Ato më kanë influencuar shumë për romanin që jam duke shkruar, ‘Muzeu i pafajësisë’. Jam i lumtur që jam këtu për të tretën herë”, kishte shkruar ai.
Pamuk, në të vërtetë e ka themeluar një “Muze të pafajësisë” e që bazohet në muzeun të cilin e përshkruan në libër. Ndodhet në lagjen Beyoğlu të Stambollit dhe shpërfaq një koleksion që shpalos jetën e përditshme dhe kulturën e Stambollit gjatë periudhës në të cilën është zhvendosur ngjarja e romanit.
Muzeu e dashuria shpeshherë janë bërë bashkë në një projekt arti. Një i tillë është titulluar “Museum of Broken Relationships”. Është projekt i përmasave globale dhe markë tregtare e regjistruar nga Olinka Vishtica dhe Drazhen Grubishiq. Po bën xhiro nëpër botë. Do të ndalet edhe në Prishtinë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
“Ku je, Fysun?” në kërkim të vetvetes nëpërmjet personazhit të padukshëm
-
Mozarti në 300 statuja të arta për një takim me “njeriun e zakonshëm”
-
Një gjest i thjesht dashurie që çoi në një rrugë të paimagjinueshme
-
Gjeografia e harresës
-
Venecia e Francesco Rapazzinit në Prishtinë ringjall të kaluarën e magjishme