Tragjeditë e dy nënave shqiptare takohen në romanin dokumentar të shkrimtarit Ag Apolloni.
Historitë e përndjekjes, shpërnguljes, dhunimit dhe vrasjeve të kryera nga serbët në luftën e fundit në Kosovë shpalosen në botimin e ri që u promovua të enjten mbrëma, në prani të publikut të kufizuar në numër.
Dokuromanin “Një fije shprese, një fije shkrepëse” Apolloni e përshkruan si udhëpërshkrim në mozaikun e tragjedisë kosovare.
Apolloni ka nisur ta shkruajë këtë vepër në prill të vitit të kaluar. Sipas tij, në faqet e librit dokumentohen lufta dhe paqja e Kosovës.
“Një fije shprese, një fije shkrepëse” është botimi i nëntë letrar i Ag Apollonit.
-
Fijet e rrëfimeve tragjike të dy nënave të Kosovës lidhen edhe në New York
-
“Një fije shprese, një fije shkrepëse” – ura letrare e Ag Apollonit me lexuesin slloven
-
“Një fije shprese, një fije shkrepëse” për dhimbjen e Kosovës edhe në rumanisht
-
Serbia i frikësohet romanit që dokumenton krimet në Kosovë
-
Romani i Ag Apollonit i jep jehonë të vërtetës së luftës edhe në anglisht