Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Një ditë e zakonshme e udhërrëfyesit të shpellës së Radavcit

Shend Bilalli është njëri nga udhërrëfyesit në shpellën “Bukuroshja e Fjetur” në Radavcit. Ai është 20 vjeç, studion për turizëm në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ndërsa dëshira për të qenë ciceron i ka ardhur nga pasioni që ka për natyrën dhe atraksionet turistike.

Periudha e vizitave në shpellë ka përfunduar, e cila fillon në muajin prill dhe zgjatë deri në tetor. Megjithatë, tani vizitat mund të bëhen vetëm me termine të caktuara paraprakisht, e kjo Shendit i mundëson që të ketë më shumë kohë të lirë për të studiuar, raporton emisioni “Sot” në KTV.

Një ditë e zakonshme e një ciceroni fillon me disa shpjegime fillestare për pikën turistike. Shendi thekson që çdo ditë këtu është e veçantë andaj edhe vjen në punë me shumë dëshirë. Shpjegimin udhërrëfyesit e kësaj shpelle e kanë të ndarë në tri pjesë.

Në çdo vizitë ciceroni i shpellës ballafaqohet me situata dhe pyetje nga më të ndryshmet. Pasi që përfundon shpjegimin e dy pjesëve të para të shpellës, pjesa e tretë e shëtitjes nënkupton edhe përfundimin e vizitës. Vazhdimisht ka interesim për të punuar si udhërrëfyes në këtë shpellë.

Ciceroni Shend Bilalli tregon se puna në këtë shpellë i ka mundësuar të takojë vizitorë nga vende të ndryshme të botës dhe thekson se ndjehet i lumtur që jep kontributin e tij në promovimin e atraksioneve turistike të vendit tonë.

Artikuj të ngjashëm