Hapje spektakolare qe nata e parë e Festivalit të Këngës. Dyert në sallën e sporteve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve zbuluan skenën madhështore ku artistët, gjithsej 18, sollën krijimet e tyre muzikore.
Me muzikë origjinale nga orkestra dhe interpretim të drejtpërdrejt, skena muzikore iu rikthye vargjeve te pastra të këngës shqipe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFestivali u hap me dedikim për të gjithë artistët krijues. Drejtori i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës, Adi Krasta, ka përmendur sfidat në realizim, që nga heqja e mbeturinave, heqja e blozës që ishte shkaktuar nga djegia e sallës dhe deri në punimet finale.
Festivali po zhvillohet ani pse fituesi nuk do të ketë për adresë skenën e garës evropiane të muzikës “Eurovision” që organizohet nga Unioni i Transmetuesve Evropianë. Drejtori i saj, Noel Curran, i është drejtuar publikut nëpërmjet një video-mesazhi. “E di që ngjarja po mbahet në një ndërtesë që është djegur para shumë vitesh. Ishte bukur të shohim këtë ringjallje kulturore që bëhet në atë objekt. Jam i bindur që po bën jehonë përgjatë gjithë Prishtinës”, ka thënë ai.
Në të njëjtën formë me mesazh është drejtuar edhe drejtori i Radiotelevizionit të Shqipërisë, Albert Peza. “Jemi bërë me një vëlla të vogël. Me ju do shkojmë shumë larg së bashku”, ka thënë ai mes tjerash.
Skena e Festivalit të Këngës në RTK ka sjellë histori nëpërmjet këngëve. Vetë punonjësit e transmetuesit publik kanë rrëfyer copëza historie e eksperience pune në këtë institucion. Festivali vazhdon me gjysmëfinale të premten, ndërsa nata finale zhvillohet të shtunën mbrëma kur edhe mbyllet edicioni i parë.