Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ngushëllime nga zyrtarë, kolegë e adhurues për aktorin Kurti

17:50 - Për vdekjen e hershme të Art Kurtit ka reaguar në Facebook edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Vdekjen e tij Haradinaj ka thënë se e ka marr me dhembje të madhe duke i shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmëve të të ndjerit.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Me dhembje mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të artistit, mikut dhe kolegut tonë, Art Kurti. Familjes Kurti dhe të afërmve të tij, ngushëllimet më të thella për këtë humbje kaq të madhe e të papritur!

U prehsh në paqe, Art!

Edhe Kurti për Qorrajn: Ndër emrat që e kanë shënjuar vetë historinë e artit në Kosovë Arbëri Kurti për Qorrajn: Ndër emrat që e kanë shënjuar vetë historinë e artit në Kosovë

15:32 - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit Art Kurti.

Gashi ka thënë se me vdekjen e Kurtit, arti në Kosovë ka humbur një prej aktorëve të rinj më të talentuar.

“E nderuara familja Kurti,

Lajmin për vdekjen e parakohshme e të dashurit tuaj, Artit, aktorit tonë të mirënjohur, e morëm me pikëllim të madh.

Bota e artit ka humbur një prej aktorëve të rinj më të talentuar.

Arti u nda nga kjo jetë në moshë të re, duke lënë në gjysmë rrugëtimin e tij prej artisti. Ai me punën e tij, bëri që të jetë i respektuar në botën e artit e të kulturës por edhe jashtë saj. Me entuziazmin e tij prej të riu ai do të jepte kontribut të madh andaj Arti do të na mungojë.

Edhe Prokuroria: Art Kurti ka bërë vetëvrasje Kronikë Prokuroria: Art Kurti ka bërë vetëvrasje

Ndarja e hershme e Art Kurtit, është humbje e rëndë jo vetëm për ju, familjen dhe miqtë, por është humbje dhe do të jetë mungesë e madhe për artdashësit dhe të gjithë ata që e njohën.

Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Art Kurtit”, thuhet në telegramin ngushëllues të Gashit.


“O Sa Mirë” e pikëlluar me vdekjen e “Gjakovarit”

Seriali i njohur vendor “O Sa Mirë” ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit Art Kurti, që më herët kishte rolin e “Gjakovarit” në këtë serial.

Kurti dyshohet të jetë vetëvrarë në mëngjesin e sotëm. “O Sa Mirë” thotë se lajmi për vdekjen e tij u dha dhimbje të tmerrshme dhe pikëllim të pakufishëm.

“Dhimbje të tmerrshme dhe pikëllim të pakufishëm na dha sot lajmi për vdekjen e Art Kurtit, kolegut fantastik që kishim në Serialin “O Sa Mirë”. Tepër i ri për të shkuar. Do ta kujtojmë gjithmonë mirësinë e tij, talentin e tij, të qeshurën e tij. Ngushëllime familjarëve, artistëve dhe miqve!”, shkruhet në një postim të serialit në faqen në Facebook.

Edhe I jepet lamtumira aktorit Art Kurti Kulturë I jepet lamtumira aktorit Art Kurti

Ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që një kohë ishte mysafir i këtij seriali.

“Si një mysafir i “O Sa Mirë”, kam kaluar momente të jashtëzakonshme me të gjithë aktorët, me stafin e serialit, përfshirë Art Kurtin, i cili sot paska ndërruar jetë. Një lajm ky tejet pikëllues. Ngushëllime familjarëve, kolegëve nga komuniteti i artistëve dhe gjithë miqve të tij”, ka thenë Veseli.