Një vështrim rastësor në databazën e “Academy Awards”, zbulon se më shumë se 20 nga 89 filma që kanë fituar çmimin “Oscar” për filmin më të mirë, në mënyrë direkte kanë përfshirë qytetin e New Yorkut.
Në ditët e hershme të Hollywoodit, shumica me sa duket kanë zënë vend në New York, ku janë xhiruar në studio të ndryshme, filmat si “The Broadway Melody” (1929), “The Great Ziegfeld” (1936), “You Can’t Take It With You” (1938) dhe “Going My Way” (1944). Ky trend u ndryshua në vitin 1945, kur regjisori Billy Wilder vendosi të xhirojë pjesën më të madhe të filmit “The Lost Weekend”, në një tjetër lokacion, pjesërisht për të përçuar “relacionin e zymtë të individëve me shumicën, masën e panjohur”. Një gjë e tillë është thënë në një kritikë të “Times”, shkruan Koha Ditore.
Duke zënë vend në “P.J. Clarke’s”, lokalin legjendar në “Third Avenue” – rrapëllimë prej demolimit të “Third Avenue El” që shtyu Wilderin e ri të xhirojë skenat e brendshme në skenën e zërimit në Kaliforni, “The Lost Weekend” po ashtu sjell një vrojtim të rrallë brenda pavijonit alkoolik në “Belleveue Hospital”.
Widler po ashtu ka bërë regjinë e “The Apartment” (1960). Megjithëse pjesa më e madhe e filmit është xhiruar në skenën e zërimit, Jack Lemmon u sëmur pasi që xhiroi një skenë në stolin e “Central Park” në temperatura nën zero. Disa detektivë së fundmi e kanë zbuluar se seti ka qenë i dizajnuar për të imituar blloqet e ngjyrë kafe rreth rrugës “55 West 69-th Street”...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)