Dritat që do t’i japin hijeshi tepihut të kuq, tashmë janë bërë gati për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”.
Anëtarët e sigurisë kanë zënë vendet e tyre përreth Teatrit Dolby, para të cilit do të parakalojnë yjet e shumtë të botës së Hollywoodit.
Sivjet, ceremonia e ndarjes së çmimeve mund të përjetojë fitues të shumtë të racës së bardhë, që ka ngjallur edhe një herë debatin për mungesë të diversitetit në ceremoninë më të rëndësishme të vitit, transmeton KTV.
Brad Pitt, Elton John, Charlize Theron, Leonardo DiCaprio, Scarlett Johanssondhe Martin Scorsese janë në mesin e yjeve të nominuar për sivjet.
Të gjithë sytë do të jenë kah çmimi kryesor që pritet të caktohet mes filmave “Parasite”, “1917” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”.
-
Të gjithë të nominuarit për “Oscar” festuan në një vend
-
“One Battle After Another” më i nominuari për shpërblimet “Actor Awards”
-
Të nominuarit për “Oscar” pritet të marrin dhurata rreth 200.000-dollarëshe
-
Përveç Ryan Golsing, edhe yje të tjerë të filmit do të performojnë në “Oscar”
-
Publikohen nominimet për “Oscar 2023”