Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nesër në Prishtinë shënohet Festa e Muzikës 2018

Ambasada e Francës në Kosovë dhe Aleanca Franceze e Prishtinës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, me rastin e Festës së Muzikës, organizojnë disa koncerte në kryeqytet.

Sipas njoftimit për media, programet për Festën e Muzikës do të nisin nesër, nga ora 17, në amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti”. Bëhet e ditur se koncertet janë falas.

Fête de la Musique (Festa e Muzikës) festohet në të gjithë botën që nga viti 1981, dhe është një ngjarje e madhe popullore, falas e hapur për të gjithë muzikantët, amatorë të të gjitha niveleve dhe profesionistë. Në Kosovë organizohet që nga viti 2000. Ky festival është në rrugë për t'u bërë një traditë e pritur dhe e çmuar e publikut kosovar.

Në program do të ketë:

• 17:00-18:30 Grupe të organizuara nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Prishtinë (Kori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Studio e baletit “Mjellmat”, solistët e QKF, grupi “Xixëllonjat“, Studio e baletit “Behia's Dance“, valltarët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve;

Edhe Në Prishtinë sonte mbahet Festa e Muzikës Kulturë Në Prishtinë sonte mbahet Festa e Muzikës

• 18:30-19:00 Grupi Get up Dance (performancë hip hop)

• 19:00-20:00 pauzë

• 20:00 Koncert – Elsa Hyseni

• 21:00 Koncert– Genti Sheholli & Frontina Krasniqi

• 21:30 Koncert – Dren Abazi & Zig Zag Orchestra

Edhe Prej të hënës, çdo natë muzikë në sheshin “Zahir Pajaziti” Kulturë Prej të hënës, çdo natë muzikë në sheshin “Zahir Pajaziti”

Ndërsa, Aleanca Franceze në Prishtinë organizon, ditën e premte, më 22 qershor, në orën 19:00, në Sheshin Zahir Pajaziti një “blind test” (kuiz muzikor). Konkurrentët duhet të gjejnë titullin e pikave muzikore dhe interpretuesin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Janë paralajmëruar shumë shpërblime për pjesëmarrësit.