Prishtinë, 22 qershor – Moti me shi ka zbehur ngjarjen që organizohet për ardhjen e verës. Tash e 37 vjet, 21 qershori kremtohet me muzikë në shumë shtete të botës.
Njihet si “Festa e muzikës” e në Kosovë organizohet që nga viti 2000, ndërsa katër vjet më parë, Komuna e Prishtinës iu bashkëngjit Ambasadës së Francës në Kosovë. Këtë vit, skena u vendos në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe ishte e paraparë që koncertet të nisnin në orën 17:00. Por për shkak të reshjeve të shiut, koncertet për fëmijë dhe ai me vallëzim u anuluan.
Të enjten, në skenë të parët u ngjitën dy muzikantë të rinj, Genti Sheholli në vokal dhe kitarë dhe këngëtarja Frontina Krasniqi, teksa sollën hite të njohura botërore e vendore. Pas tyre në skenë u ngjit Elsa Hyseni, e cila këndoi në frëngjisht. Në repertor ajo përfshiu këngë të këngëtareve të njohur si Edith Piaf e Stromae. Krejt në fund në skenë u ngjit Dren Abazi dhe “Zig-Zag Orchestra” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
{gallery}
-
Shtyhet koncerti “Americana” i Filharmonisë së Kosovës
-
“Erdhlezeti” rikthehet në ritëm me energjinë e muzikës që bashkon
-
“Chopin Fest” e bën Prishtinën pikëtakim muzikantësh botërorë
-
Mesha e Rossinit harmonizohet në madhështi tingujsh hyjnorë, sonte në “Express”
-
I ftohti zbeh interesimin për të festuar në ambiente të hapura