Festivali Ndërkombëtar i këndimit ”Prishtina Kids Fest“ këtë vit shënon 8 vjetorin e tij.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se një javë më parë u mbajt audicioni i hapur për solistët nga Kosova të cilët do ta përfaqësojnë vendin në mbrëmjen finale të Festivalit të këndimit “Prishtina Kids Fest” edicioni i 8-të. Përpos solistëve nga Kosova do të garojnë solistët nga: Republika Çeke, Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedonia.
Festivali Ndërkombëtar i këndimit ”Prishtina Kids Fest“ është festivali i parë i këtij lloji në Kosovë, të cilin e organizon Qendra Multikulturore Ndërkombëtare për Fëmijë dhe të Rinj, me drejtoreshë Drita Rudi.
Në mbrëmjen finale (të dielën) do të paraqiten para publikut gjithsej 14 konkurrent. Do të ndahen nga 3 shpërblime në dy kategori (KATEGORIA I – 6 deri ne 11 vjeç dhe kategoria II - 12 deri ne 16 vjeç) dhe natyrisht, çmimi më i madh i Festivalit, për vokalin më të mire të të dy kategorive “GRAND PRIX”. Fituese të çmimit “Grand Prix” në PKF viteve të kaluara ishin: Greata Azizi, Antoania Dora, Klesta Qehaja etj.
Këtë vit, për herë të pare Festivali Nderkombëtar i këndimit “Prishtina Kids Fest” do të ndanë “Çmimin e Publikut” të cilin çmim do ta vlerëson publiku në sallë, përmes votimeve për të preferuarin e tyre.
Fëmijët dhe të rinjtë që do të marrin pjesë janë: (KATEGORIA I) Anea Sylejmani, Ana Kodra, Eros Hysaj, Aglea Kaneva, Erza Hasolli, Rinea Vitija, Stina Shala.
Edhe
Stina Shala, fituese e Festivalit “Prishtina Kids Fest”
(KATEGORIA II) Arselinda Sheqeri, Jovana Belevska, Elena Halilaj, Kada Elshani, Erika Shllaku, Elit Hoti, Rinesa Nura
Anëtarët e jurisë që përcollën rrugëtimin e solistëve që nga audicioni e deri në përfundim të mbrëmjes finale të PKF 2017, përbëhet nga: Adelina Paloja, soprano dhe anëtare e Filharmonise së Kosovës; Safet Berisha, kontratenori i pare shqiptar; Kaltrina Miftari, soprano dhe anëtare e Filharmonise së Kosovës .

