Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nëse liria ka emër atëherë varfëria ka mbiemër, sipas artistit “I am I”

Me dy këmbë në një këpucë artisti “I am I” ka dhënë performancën e radhës në kryeqytetin e Kosovës, duke ironizuar me ngjarjet e fundit politike në vend, si një mënyrë për të “goditur” ata, që sipas tij, për shumë vjet popullit ia kanë futur “dy këmbët në një këpucë”.

Ai përball “Luftën e Paqen” dhe “Lirinë e Varfërinë”, përmes sloganeve të shkruara në fanellën e tij të zezë, që nuk janë të vetmet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Liria ka emër”, një slogan që shpërtheu në rrjetet sociale ditëve të fundit pas aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj ish-liderëve të UÇK-së ka nxitur artistin që të ironizojë përmes sloganit të tij “Varfëria ka mbiemër”.

Një slogan ky përmes të cilit artisti proteston për varfërinë e shkaktuar pikërisht nga këta liderë gjatë 20 vjetësh qeverisjeje.

“Është një lidhje ironizuese mes sloganit, që unë e quaj patetik ‘Liria ka emër’, duke aluduar që nëse liria si vlerë mbart emrin e tyre/tij, atëherë mbiemri është varfëria që këta/ai e ka sjellë në këto 20 vite”, ka thënë “I am I” për KOHË-n.

E ish-presidenti Bill Clintoni “ishte shikuesi” i vetëm i kësaj performance të realizuar sot, gjë për të cilën artisti shprehet se nuk është i rastësishëm ky lokacion.

“Arsyeja e realizimit tek sheshi Bill Clinton është e qëllimshme, pasi siç e kam potencuar emri i vërtetë i lirisë është NATO dhe Amerika në krye me ish-presidentin Clinton”, shprehet ai.

Përveç ironizimit dhe lojës me sloganet “Lufta dhe Paqja”, “Liria dhe Varfëria”, artisti kërkon edhe drejtësi për mirëqenien tonë, e cila ka munguar përgjatë 20 viteve.

Anash “Varfëria ka mbiemër” ai ka vendosur një bukë në të cilën ka shkruar “Drejtësi për mirëqenien tonë”, e në dorë të djathtë ka shënuar me centë “5/11/2020”, datë në të cilën edhe u është konfirmuar aktakuza Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit.

E në këtë performancë s’kishte si të mungonte edhe shënjimi i vitit 1999, që në këtë rast paraqitet në semaforë me “99”.

{gallery}