Të gjitha veshjet në këtë dyqan janë punime dore.
Alban Mitatit, i cili këtë zanat e nisi vetëm si pasion duke punuar për të afërmit, iu desh gati një dekadë për t’i kthyer punimet e tij në brend.
Stilisti nga Gjilani thotë se këtë punë e ka mësuar më shumë nga meraku i madh për të qepur e dizajnuar veshje, transmeton KOHA.
Mitati veçohet për kombinimin e materialeve dhe guximin në përdorimin e ngjyrave dhe ai bashkëpunon me emra të njohur nga Italia, Belgjika e Anglia.
Përveç kostumeve zyrtare, ai dizajnon edhe këpucë.
Albani tregon se si është të ndash përditshmërinë si një zyrtar shtetëror dhe disenjator mode.
Ai po planifikon që biznesin ta zgjerojë me kreacione të reja, të cilat planifikon t’i prezantojë në një sfilatë mode.