Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nëntore Rexhepi tregon se si u punua libri për të verbrit “Qyteti në miniaturë”

Personat e verbër deri më tani kanë marrë njohuri për objektet e trashëgimisë kulturore vetëm përmes përshkrimit nga të tjerët. Kjo sepse asnjë libër, apo katalog nuk është botuar me alfabetin Brail.

Tash ata do të mësojnë për trashëgiminë kulturore të Prizrenit përmes librit, “Qyteti në miniaturë” i punuar nga Fitore dhe Nëntore Rexhepi.

Nëntore Rexhepi, në Express të KTV-së, tregoi në hollësi për përmbajtjen dhe mënyrën se si është punuar ky libër.