Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Në Mitrovicë 7Arte prezantoi draft-strategjinë për kulturë

Organizata 7Arte mbajti sot, në Mitrovicë, konferencën “Prezantimi i draftit të strategjisë për kulturë dhe turizëm 2018-2022”, që njëherësh shënoi edhe përmbylljen e projektit një vjeçar “Zhvillimi i politikave kulturore në Komunën e Mitrovicës”.

Ky projekt synon të rrisë rolin e të rinjve dhe qytetarëve në proceset vendimmarrëse drejt përpilimit të politikave të reja publike për kulturë dhe turizëm me qëllim të një zhvillimi të qëndrueshëm të rajonit të Mitrovicës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, shoqërisë civile dhe studentë. Konferenca u hap nga drejtori i organizatës 7Arte, Lulzim Hoti, i cili njëkohësisht prezantoi procesin dhe metodologjinë e zbatuar për të arritur deri në hartimin përfundimtar të draft-strategjisë për kulturë dhe turizëm 2018-2022. Përgjatë konferencës u diskutua përmbajtja e draftit të strategjisë, si dhe u potencua se sa i rëndësishëm është fuqizimi i sektorit të kulturës e turizmit për zhvillimin ekonomik të një qyteti. Pas fjalës përshëndetëse të nënkryetarit Faruk Mujka, drejtori i DKRS Fidan Ademi u zotua që do të angazhohet maksimalisht drejt miratimit të draftit të strategjisë nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës.

Procesi i hartimit të draft-strategjisë për kulturë e turizëm kishte përfshirë më shumë se 200 qytetarë, të angazhuar drejtpërsëdrejti në 40 takime dhe debate publike mbi zhvillimet kulturore në Komunën e Mitrovicës.

Ky projekt filloi të zbatohet një vit më parë, pas arritjes së marrëveshjes për bashkëpunim në mes të 7Arte dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.