Arkeologët izraelitë kanë zbuluar mbetjet e një kishe 1.300-vjeçare në Izraelin Verior, njoftoi Autoriteti i Antikiteteve në Izrael.
Kisha u zbulua gjatë një gërmimi në Kfar Kama, në Galilenë e Poshtme, përpara ndërtimit të një sheshi lojërash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas arkeologut Nurit Feig, kisha ka përmasat 12×36 metra dhe përfshin një oborr të madh, një korridor dhe një sallë qendrore.
Kfar Kama ndodhet afër malit Tabor, i cili është identifikuar si vendi i Shndërrimit të Jezusit, siç thuhet në Testamentin e Ri./atsh/