Sot në Galerinë Qahili hapet ekspozita “Realitete të zgjeruara” të Monika Kropshofer.
Arti i Monika Kropshofer është arti i dialogut ku fotografia dhe piktura, saktësia dhe shpërbërja, gërshetohen në kompozimet e saj.
Arkitektura dhe elementët e saj si fasadat, dritaret, shkallët por edhe gjërat e laike janë objekti dhe fusha estetike e eksperimentimit të Monika Kropshofer.
Me këtë artistja shtron pyetje themelore rreth sipërfaqes dhe hapësirës.
Monika Kropshofer është artiste nga Gjermania. Ajo përfundoi studimet e saj në Histori të Artit në Universitetin e Bon.
Ekspozita do të jetë e hapur deri me 12 tetor 2019.

Artikuj të ngjashëm
-
“Realitete të zgjeruara” me dialogun që transformon arkitekturën
-
Artistja në lojë me arkitekturën midis realitetit e imagjinatës
-
Galeria “Qahili” me program ambicioz për 2026-n
-
“Toka” reflekton gjallërinë në festën për hapësirën ku frymon arti
-
“Eksperiencë” mjegullon kufijtë midis reales dhe imagjinares