Një ditë para fillimit të festivalit “Hasi jehon”, kryetari i ShKA “Malësori”, (organizatore e festivalit), Haziz Hodaj ka bërë publik programin e tri netëve të edicionit të 28 të Festivalit “Hasi jehon” i cili këtë vit mbahet me 4, 5 dhe 6 maj në fshatin Gjonaj të Hasit.
“Jemi në prag të fillimit të festivalit “Hasi jehon”, për dallim nga vitet tjera, që fillonte më 2 maj, këtë vit fillon me katër maj, të enjten”, njoftoi Hodaj.
Sipas Hodajt, pjesëmarrja këtë vit do të jetë edhe më e zgjeruar se vitet e kaluara pasi, sipas tij, marrin pjesë Shoqëritë Kulturore Artistike që e kultivojnë folklorin burimor nga e gjithë gjeografia shqiptare.
“Festivali ‘Hasi jehon’ është një ngjarje tashmë e vlerësuar nga ekspertët dhe nga njerëzit e fushës po edhe nga artdashësit”, tha Hodaj, i cili më tej shpalosi programin e tri netëve të festivalit duke njoftuar se do të ketë pjesëmarrje nga Shqipëria, nga pjesa shqiptare e Malit të Zi dhe Maqedonia, ndërsa numri më i madh i pjesëmarrësve është nga Kosova.
Gjithashtu, si edhe në vitet tjera, programet më të kompletuara nderohen me çmimet tradicionale.
Edhe
Nga 3 deri më 5 maj mbahet Festivali folklorik “Hasi jehon”
Këtë vit në juri do të jenë: Dilaver Kryeziu, Sami Piraj dhe Hysen Dida
Programi i natës së parë:
1. ShKA “Malësori”, Gjonaj (Hapja solemne)
2. Pallati i Kulturës “Pjetër Bogdani” – Krumë (Has)
3. ShSh “Dardania” – Boras (Suedi)
4. ShKA “Kqira” – Pukë
5. ShKA “Bajram Curri” – Krushë e Madhe
6. ShKA “Bresana” – Bresanë
7. ShKA “Shote Galica” - Drenas
Nata e dytë:
1. ShKA “Bajram Shabani” – Kumanovë
Edhe
Ansambli “Mati”, fitues i festivalit “Hasi jehon 2018”
2. Qendra Kulturore “Besa” - Kavajë”
3. ShKA “Rexho Mulliqi” - Preshevë
4. ShKA Salih e Feriz Krasniqi - Malishëve
5. ShKA “Jonuz Ramadani” - Smirë (Viti)
6. ShKA “Muharrem e Xhevat Qena” – Ramajë
Nata e tretë:
1.ShKA “Rapsha” - Drumë (Tuzë)
2.ShKA “Katarina Josipi” – Zym
3. Ansambli “Prishtina” -. Prishtinë
4. AF “Mati” - Burrel (Mat)
Edhe
Mbrëmë nisi festivali ‘Hasi jehon’
5. Ansambli “Rugova” - Pejë
6. ShKA “Malësori” - Gjonaj (Mbyllja e Festivalit)