Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ndahet nga jeta aktori i njohur Pirro Mani

Ka vdekur një nga personalitetet më të shquara në historinë e teatrit shqiptar, Pirro Mani. Aktori vdiq në moshën 89 vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me familjen e tij.

Ai është bashkëshorti i aktores, Pavlina Mani. I lindur në Korçë më 14 Prill 1932, ai arriti majat në karrierë, për të lënë gjurmë në historinë e teatrit shqiptar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë.

Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qenë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetëra pjesë teatrale.

Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje.

Është nderuar me shumë çmime.

Është mjeshtër i regjisë e skenave masive dhe njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj.

Është angazhuar edhe në disa filma artistikë.

Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”.