Kulturë

Ndahen çmimet kombëtare të Letërsisë, romani më i mirë nga Enkel Demi

Ministria e Kulturës së Shqipërisë ka shpallur çmimet kombëtare të Letërsisë për vitin 2018.

Juria e përbërë nga Brikena Çabej, Dhurata Shehri, Visar Zhiti, Riza Braholli dhe e kryesuar nga Alda Bardhyli kanë vlerësuar me çmimin kombëtar në “Eseistikë” shkrimtarin Ismail Kadare me romanin “Kur sunduesit grinden”.

Në kategorinë e fituesve është renditur edhe gazetari i mirënjohur Enkel Demi, me pseudonimin Tom Kuka. Romani i tij “Gurët e Vetmisë” ka fituar çmimin e romanit më të mirë. Mimoza Hafizi me “Pika trëndafil” ka triumfuar mes tre kandidatëve, duke u vlerësuar me çmimin për Letërsinë për fëmijë.

Sa i përket vëllimin poetik më të mirë për vitin 2018 u vlerësua Havzi Nela me “Vepra poetike e plotë”, e ndërsa për përkthimin më të mirë Luan Topçiu me librin “Linda Maria Baros – “Shtëpia me brisqe rroje”. Ndërkohë është vlerësuar me çmim për “Tregimin më të mirë” dhe “Për vajzat nga Parisi” shkruar Roland Gjoza. Kjo ceremoni e shpërndarjes së çmimeve ishte parashikuar që të zhvilloheshin në nëntor të 2019, por për shkak të tërmeti u shty, për t’u shpërndarë në janar, përcjell Shekulli.

Çmimet

Çmimi në “Eseistikë” – Ismail Kadare me romanin “Kur sunduesit grinden”

Romani më i mirë – “Gurët e Vetmisë”, Enkel Demi, alias Tom Kuka.

Çmimi për Letërsinë për fëmijë – Mimoza Hafizi me “Pika trëndafil”

Vëllimi poetik më i mirë – Havzi Nela me “Vepra poetike e plotë”

Përkthimi më i mirë – Luan Topçiu, “Linda Maria Baros – “Shtëpia me brisqe rroje”

Çmimi për tregimin më të mirë – Roland Gjoza “Për vajzat nga Parisi”