Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nami i ushtrisë romake nëpërmjet artefakteve të legjionarëve

E përbërë nga mbi 200 artefakte të rralla, duke përfshirë dhe 28 të marra hua nga, ekspozita “Legion: Life in the Roman Army” e hapur në British Museum të Londrës tejkalon tendencën e një tregimi konvencional të një “makine lufte romake”. Në vend të kësaj ajo hedh dritë mbi tregimet personale të ushtarëve të vërtetë

Nga gdhendjet në gur deri te helmetat e hekurta një ekspozitë e re në Muzeun Britanik e titulluar “Legion: Life in the Roman Army” (“Legjioni: Jeta në Ushtrinë Romake”), eksploron se si ishte të jesh një ushtar që shërbente në një prej forcave më elitare luftarake të të gjitha kohëve. E përbërë nga mbi 200 artefakte të rralla, duke përfshirë dhe 28 të marra hua nga ekspozita tejkalon tendencën e një tregimi konvencional të një “makine lufte romake”. Në vend të kësaj ajo hedh dritë mbi tregimet personale të ushtarëve të vërtetë.

Aty vizitorët mund të zbulojnë dorëshkrimet e Terentianus, rekrut nga Egjipti, i cili ndau përvojat e tij nëpërmjet letrave që dokumentuan mbijetesën e tij, si dhe një ushtar romak, që mendohet të jetë një nga ushtarët nën komandën e Plinit Plak, i cili u përfshi në shpërthimin e vullkanit Vezuvit ndërsa përpiqej të ndihmonte qytetarët të ikin.

Carolina Rangel de Lima, kuratorja e ekspozitës shpjegon se ekspozita e tejkalon tendencën për të interpretuar historinë e madhe që merret shpesh si shembull përmes arkeologjisë romake – për perandorët dhe betejat e mëdha – por ajo fokusohet ekskluzivisht në historitë personale të ushtarëve që shërbyen në ushtrinë romake”.

Ekspozita pasqyron realitetet e përditshme të jetës ushtarake, nga çadrat ku ata jetonin e deri te lojërat që luanin për të shmangur mërzinë e fushëbetejave.

Ndoshta ylli i ekspozitës është e vetmja parzmore e plotë romake që ka mbijetuar – mburoja ikonike drejtkëndore dhe e lakuar e përdorur nga legjionarët.

“Scutum nga Dura-Europos në Siri është e vetmja mburojë e plotë romake e mbijetuar. Unë e quajta atë një mburojë romake, sepse është një lloj mburoje romake që përdorën legjionarët. Është lloji më ikonik që të gjithë do ta njohin. Është drejtkëndëshe dhe e lakuar”, shpjegon Carolina Rangel de Lima. “Është vërtet e jashtëzakonshme, sepse është kaq unike, por edhe vepra e artit e punuar në të është me të vërtetë, me të vërtetë e rrallë dhe shumë e veçantë”, ka shtuar ajo.

Gjithashtu pjesë e ekspozitës është dhe një huazim nga Gjermania. Është veshja ushtarake më e kompletuar në botë. Ajo daton që nga një disfatë e madhe e ushtrisë romake në vitin 9 pas Krishtit, kur tre legjione u zunë në pritë dhe u shkatërruan nga fiset lokale në Betejën e Teutoburgut.

Edhe Brenda botës së Kleopatrës si një udhëtim midis kohës dhe teknologjisë Kulturë Brenda botës së Kleopatrës si një udhëtim midis kohës dhe teknologjisë

U zbulua në fushëbetejën në vitin 2018 dhe kjo ka të ngjarë të jetë hera e vetme që do të shihet jashtë Gjermanisë pasi më vonë do të shfaqet në ekspozitë të përhershme në Muzeun dhe Parkun Kalkriese.

Eksponate të tjera të shfaqura përfshijnë monedha të lashta, letra të shkruara në papirus nga ushtarët nga Egjipti romak dhe mbetjet e ruajtura të një ushtari të gjetur në Herculaneum, i cili është ribashkuar me rripin dhe armët e tij për herë të parë jashtë Italisë. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri me 23 qershor të këtij viti.

(Marrë nga “EuroNews”. Përktheu: Enis Bytyqi)