Elton Dema Shtavica nuk ka pasur si t’i ikë muzikës. Pasioni është pasuar në tri gjenerata të familjes së tij.
Rock-bendi i familjes Shtavica i ka bërë bashkë në një vend. Por 29-vjeçari nuk është mjaftuar me skenën brenda Kosovës, dhe më 2002 ia kishte mësyrë Suedisë për të ndjekur ëndrrën e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sot ai është anëtar i dy grupeve muzikore në vendin ku jeton, “Loud ‘N’Proud” dhe “Memory Writers”. Në të dyja këto rock-bende vazhdon të jetë aktiv.
Muzika e ka dërguar në shumë vende brenda Skandinavisë e më gjerë, por emocion të veçantë i kishte dhënë rikthimi para audiencës kosovare për herë të parë vitin e kaluar.
Sivjet Shtavica u rikthye në skenën e festivalit “HardhFest” për të interpretuar edhe një herë në vendin e tij të lindjes. Në një bisedë për “Kohën Ditore” ai flet për lidhjen e trashëguar me muzikën, prej së cilës as që e merr me mend të heqë dorë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Muzika rock në Kosovë po rilind, 20 grupe të reja në dy vjet
-
Nga Norvegjia në Kosovë, muzika popullore kthen 23-vjeçaren në vendlindje
-
“KOHA Ditore”, 27 shtator 2012: Deshpali: Do të doja të vdisja në skenë
-
“Rock Academy” bën bashkë të rinjtë e Ballkanit në Shkodër
-
“Dekada” nga Jeto1 sjell dashurinë për rep muzikën