Dy kore dhe 3 dirigjentë do të performojnë në mbrëmjen e dytë të festivalit DAM.
Kori Symbiosis në drejtimin e Behar Veselit dhe kompozitorit Damjan Temkov do ngjiten të parët në skenën e "DAM" ndërsa mbrëmja do të përmbyllet me programin e përgatitur nga kori i formuar rishtas "Siparantum" nga Peja e që në koncertin promovues do të dirigjohen nga Memli Kelmendi dhe mysafiri special nga Kroacia dirigjenti dhe kompozitori eminent Josip Delg' Ivellio, transmeton Koha.net.
Në këtë mbrëmje, e cila do zë vend në shtypshkronjën Rilindja nga ora 20:00 do të interpretohet edhe vepra premierë e kompoizitores Dafina Zeqiri Nushi.
Festivali DAM do vazhdojë aktivitetin nga 2 prilli në lokacion tjetër, Klubin e Boksit.
-
Dy kore kroate me koncert në Prishtinë
-
Muzika korale përplas kulturat në skenën e “DAM Festit”
-
“Siparantum” feston sukseset me koncert shumëngjyrësh, aty ku e nisi rrugëtimin, në “DAM”
-
“DAM” i sivjetmë përtej koncerteve e punëtorive
-
Koncerti i radhës i korit të qytetit të Pejës “Siparantum” në Kroaci