Muzeu “Prado” në Madrid ka tërhequr krejt papritur një pikturë të shekullit XIX nga një ekspozitë e artisteve femra, pasi një detektiv arti ka treguar se vepra në fjalë ishte bërë nga një burrë. Ekspozita “Invitadas”, që përkthehet si mysafiret, u hap javën e kaluar me synimin për të reflektuar mbi rolin e grave në artin spanjoll mes viteve 1833 dhe 1931.
Ekspozita e përkohshme me 134 vepra – e para në “Prado” prejse galeritë në Spanjë u rihapën në qershor pas izolimit nga pandemia – përfshirë edhe një vaj në pëlhurë të identifikuar si “Skenë familjare” nga një artiste andaluziane me emrin Concepcion Mejia de Salvador, transmeton KOHA shkrimin e Reuters.
E shfaqur me mburrje në dhomën e saj, piktura me plot gërvishtje, e cila paraqet tri gra duke punuar që shikojnë drejt një plaku që me pikëllim përshëndetet me një djalosh, ishte paraparë të theksonte margjinalizimin historik të artisteve femra.
Por bloggerja e artit, Concha Diaz ka qenë menjëherë dyshimtare për autorësinë e pikturës dhe ka ndjekur gjurmët e shënimeve historike për të zbuluar identitetin e vërtetë të veprës: “Largimi i ushtarit” nga Adolfo Sanchez Mejia.
Duke sjellë dromcën e fundit, aty mund të dallohet nënshkrimi i artistit në këndin e djathtë të poshtëm.
Duke falënderuar Diazin për punën e saj, muzeu “Prado” ka thënë se gabimi nënvizoi nevojën për kërkime më të thelluara për artistet femra nga shekujt e kaluar.
-
Historia e vjedhjeve në Muzeun e Louvreit
-
Portreti i rizbuluar i Picassos del në publik, shkund tregun e artit
-
Dorëzohet piktura e shekullit XVI e vjedhur para 50 vjetëve
-
Tregtarja spanjolle e artit nën hetime për pikturën e humbur të Caravaggios
-
Misteri njëshekullor: Një grua prapa portretit të mikut të Picassos