Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Muzeu i Louvrit për herë të parë në histori me ekspozitë mode

Louvre

Në janar disa nga krijimet dizajnerit me nam të frymëzuara nga Muzeu Historik i Parisit, do ta pushtojnë Louvrin. Kompania e tij do të hapë ekspozitën e parë të modës aty, duke gjurmuar se si objektet e çmuara që nga koha bizantine e deri në Perandorinë e Dytë Franceze kanë ushqyer imagjinatën e disenjatorëve – dhe këtë vazhdojnë ta bëjnë.

(ArtNews) - I pasionuar pas interierit të shekullit XVIII të Muzeut të Louvrit, stilisti gjerman i modës, Karl Lagerfeld, shpesh e vizitonte atë dhe u inspirua nga mobilet e tij të mrekullueshme dhe ekranet e lakuara. 

Në janar disa nga krijimet e tij të fustaneve të rënda dhe artistike, të ndjera për gjermanin e “Chanel” të frymëzuara nga Muzeu Historik i Parisit, do ta pushtojnë atë. Kompania e tij do të hapë ekspozitën e parë të modës aty, duke gjurmuar se si objektet e çmuara që nga koha bizantine e deri në Perandorinë e Dytë Franceze kanë ushqyer imagjinatën e disenjatorëve dhe këtë vazhdojnë ta bëjnë ende. 

“Kjo është hera e parë që Louvre vendos të krijojë një ekspozitë rreth marrëdhënieve midis modës dhe koleksioneve të veta”, ka thënë drejtori i departamentit të arteve dekorative në Muzeun e Louvrit, Olivier Gabet. 

Qëllimi është “të përpiqemi vërtet të kuptojmë pse muzetë mund të jenë interesantë dhe të rëndësishëm për stilistët e modës dhe se si koleksionet tona, veçanërisht në Luvër, mund të ushqejnë dhe frymëzojnë koleksionet e stilistëve të modës”. 

E planifikuar të mbahet nga 24 janar deri më 21 korrik, ekspozita, titulli i së cilës ende nuk është vendosur, do të shfaqë rreth 65 veshje dhe 30 aksesorë. Ato do të instalohen në sipërfaqen prej 9 mijë e 700 metrash katrorë në hapësirën me shumë prej arteve dekorative të Louvrit që variojnë nga kostumet prej hekuri, qeramikës, tapiceritë, instrumente të ndryshme, bizhuteri, bronz, qelq e argjendari dhe deri në artefaktet e Napoleonit.

Edhe Pas më shumë se një viti, zgjidhet studioja që do t’i bëjë ndërhyrjet në muzeun e Louvreit Kulturë Pas më shumë se një viti, zgjidhet studioja që do t’i bëjë ndërhyrjet në muzeun e Louvreit

I krijuar zyrtarisht në vitin 1893, departamenti ka grumbulluar koleksion prej 20 mijë objektesh, pak më shumë se një e treta e të cilave janë të ekspozuara në çdo kohë. 

Duke qenë se nuk ka vepra të modës në pronësi, pos disa palltove nga Urdhri i Shpirtit të Shenjtë, Louvre po huazon ato nga një sërë stilistësh dhe shtëpish mode në Francë, Itali, Britani të Madhe dhe SHBA. Koleksioni kombëtar i modës në Francë i përket “Les Arts Décoratifs, ku Gabet ishte drejtor për nëntë vjet para se t’i bashkohej Louvrit në vitin 2022. 

Për ekspozitën e ardhshme, Gabet ka zgjedhur të përqendrohet në “krijimet më të fundit” – që nga vitet ’60 e deri më sot. Të etur për të treguar se si moda bashkëkohore shpesh rrënjoset në histori, stilistët e saj mbledhin frymëzim për siluetat, ngjyrat dhe zbukurimet nga veprat e artit dhe objektet dekorative. 

Derisa Louvre ka një koleksion relativisht të vogël prej hekuri, Gabet ka vënë në dukje se si mund të instalonte lehtësisht një ekspozitë të rërë duke eksploruar se si këto veshje mbrojtëse, të cilat mund të bëjnë jehonë ose të ekzagjerojnë trupin, kanë frymëzuar një numër të madh të disenjatorësh, përfshirë emra “Paco Rabanne”, “Thierry Mugler”, “Demna” e “Balenciagas” e cila e mbylli vitin e kaluar koleksionin me veshjen prej metali. 

Ekspozita e ardhshme mund të sjellë “një tjetër lloj audience” për të parë “koleksionet historike” të Muzeut, të cilat Gabet ka pranuar se mund të duken të huaja dhe të tepërta, veçmas për të rinjtë. 
“Mendoj se dizajni i modës është urë e shkëlqyer midis brezave dhe muzeve — një mënyrë për të folur për diçka që është shumë e vjetër në një mënyrë shumë të freskët, shumë të re dhe shumë të gjallë”, ka thënë ai në një intervistë. “Shpresoj se do të jetë një mënyrë tjetër për të parë koleksionin e Louvrit”.

Gabet, i cili po kuron ekspozitën, ka thënë se synon të bëjë menjëherë të dukshme lidhjet midis objekteve historike dhe krijimeve të fundit të modës, megjithëse ato pasqyrojnë shkallë të ndryshme frymëzimi – ndonjëherë pothuajse të drejtpërdrejta dhe fjalë për fjalë, ndonjëherë më të mjegullta në një hapësirë shumë më të ngarkuar. 

Gabet ka thënë se shpirti i ekspozitës është të lartësojë faktin se stilistët e modës dhe krijues të tjerë që ushqehen nga muzetë janë shpesh ambasadorët më të mirë të këtyre institucioneve, duke tërhequr perceptime dhe lidhje të ndryshme nga kuratorët apo historianët e artit.

Ai është shprehur i mrekulluar se si disenjatorët tërhiqen në fusha të ndryshme të krijimit artistik: Erdem Moralıoğlu në tekstilet e periudhës, Jonathan Anderson në qeramikë dhe zeje, Maria Grazia Chiuri për artistët gjatë Rilindjes Italiane, i ndjeri Lee Alexander McQueen në tapiceritë e Renesancës, Christian Louboutin në qeramikë nga “Wedgëood” dhe “Manufacture Nationale de Sèvres”. 

Të gjitha modat dhe aksesorët do të shpërndahen nëpër galeritë e përhershme të Louvrit, me arkitekten e brendshme Nathalie Crinière të ngarkuar për skenografinë. Crinière kishte bashkëpunuar me Gabet në ekspozita në shkallë të gjerë në “Les Arts Décoratifs”, duke përfshirë edhe “Dior” në vitin 2017.

Edhe Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara Kulturë Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara

Ekspozita do të jetë edhe homazh për zonjën Carven, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj ishin bamirës të mëdhenj të Louvrit, duke dhuruar një koleksion të rëndësishëm mobiliesh dhe objektesh dekorative të shekullit XVIII. “Kështu që do të jenë shtresa të ndryshme marrëdhëniesh”, ka thënë Gabet.

“Ne duhet të jemi shumë të hapur në mënyrën se si propozojmë dialogë  midis modës dhe artit”, ka thënë Gabet.

Përbrenda ekspozita po bëhet për të ngritur pyetje rreth “siluetës dhe trupit”,  çështjes së historisë dhe frymëzimit, lidhjes së modës me zanatin dhe përzierjes së saj të elementeve nga e gjithë bota.
Ekspozita e ardhshme u jep dashamirëve të artit një prirje për ta parë modën të përfshirë në muzetë e artit. Si festë për 60-vjetorin e shtëpisë së “Yves Saint Laurent” që ishte në vitin 2022, krijimet e stilistit të ndjerë u shfaqën në gjashtë muze të mëdhenj të Parisit, bashkë me disa nga veprat e artit që i frymëzuan ato.

Ekspozitat e modës shfaqin më shumë se fustane këto ditë, të ilustruara nga retrospektiva e fundit të Iris Van Herpen në “Les Arts Décoratifs” që përfshinte fosile, skelete, vepra arti avangarde, mikroskopë dhe mjete e instalime të ndryshme.

Gabet ka thënë se projekti në Luvër do të jetë unik duke pasur parasysh thellësinë e koleksionit, që shtrihet në më shumë se një duzinë shekujsh dhe duke pasur parasysh se ekspozita nuk është personale, por shfaq punën e rreth 40 disenjatorëve.

Ai ka theksuar gjithashtu se ekspozita e Louvrit nis nga koleksioni i tij dhe tërheq lidhje me modën, jo e kundërta.

“Mendoj se moda sot është edhe më interesante kur shfaqet e ndërlidhur me fusha të tjera”, ka thënë ai. 

“Kur flet me një projektues, sigurisht që flasin për modën, po flasin edhe për artin, për zanatin, për fotografinë. Tani është një ndryshim i madh në mënyrën se si moda e shikon veten – në lidhje me fushat e tjera të krijimit”. 

Edhe Muzetë evropianë “ishuj freskie” në valën ekstreme të temperaturave Kulturë Muzetë evropianë “ishuj freskie” në valën ekstreme të temperaturave

Në këtë linjë të perspektivave të reja, Gabet ka vendosur të shfrytëzojë besimin e trurit të Louvrit në fusha të ndryshme të ekspertizës për të shkruar ese në katalogun e ekspozitës.

“Mendoj se është interesante t’u kërkosh historianëve të artit dhe kuratorëve të muzeut të ndajnë ndjenjat e tyre rreth modës”, ka thënë ai.