(Art News) – Muzeu i Glasgowt të Skocisë është bërë institucioni i parë kulturor në Mbretërinë e Bashkuar që ra dakord të kthejë artefaktet e vjedhura nga India.
Delegatë nga Komisioni i Lartë Indian morën pjesë në një ceremoni në Galerinë dhe Muzeun e Artit “Kelvingrove”, ku u dorëzuan shtatë artefakte. Gjashtë prej tyre u plaçkitën nga faltoret dhe tempujt në të gjithë Indinë veriore gjatë shekullit XIX, mes tyre është një reliev i gdhendur në gur ranor i një figure mashkulli dhe qeni. Disa nga artefaktet besohet të jenë rreth një mijë vjet të vjetra.
Artikulli i shtatë, një shpatë ceremoniale, u vodh në vitin 1905 nga koleksioni i sundimtarit të Hyderabad, kryeqyteti i shtetit jugor indian Telangana. Shpata iu shit gjeneralit britanik, Sir Archibald Hunter, dhe të shtatë artefakte iu dhanë më vonë Muzeut të Glasgowt.
Në ceremoni, Sujit Ghosh, ushtrues detyre i Komisionarit të Lartë Indian, falënderoi Këshillin Bashkiak të Glasgowt për rolin e tyre në kthimin e artefakteve, duke thënë: “Këto artefakte janë një pjesë integrale e trashëgimisë sonë qytetëruese dhe tani do të kthehen në shtëpi”.
Muzeu i Glasgowt, një ent qeveritar i përbërë nga 11 institucione kulturore, ka qenë aktiv në përpjekjet e riatdhesimit që nga viti 1998, kur qyteti ra dakord të kthente një artefakt të vjedhur pas masakrës së vitit 1890, kur pothuajse 300 veta u vranë nga trupat e Shteteve të Bashkuara.
Kohët e fundit, shërbimi i muzeve ka qenë në bisedime për riatdhesimin e 19 artefakteve të bronzit të Beninit të grabitur nga Mbretëria e Beninit (Nigeria e sotme) gjatë një ekspedite britanike më 1897. Në qershor, muzetë e Glasgowt mirëpritën një delegat nga Komisioni Kombëtar i Nigerisë për Muzetë dhe Monumentet për të zyrtarizuar detajet e kalimit të pronësisë së objekteve.
Edhe
Artefaktet e grabitura i kthehen Nigerisë
Bailie Annette Christie, kryetare e Këshillit Kulturor për kulturën në Këshillin Bashkiak të Glasgowt, ka thënë në një deklaratë se “marrëveshja e arritur me qeverinë e Indisë është një shembull tjetër i angazhimit të Glasgowt për të adresuar gabimet e së kaluarës dhe për të mbetur transparent, duke shpjeguar se si artefaktet mbërritën në koleksionet muzeale të qytetit”.
Folegj: Delegatë nga Komisioni i Lartë Indian morën pjesë në një ceremoni në Galerinë dhe Muzeun e Artit “Kelvingrove”, ku u dorëzuan shtatë artefakte. Gjashtë prej tyre u plaçkitën nga faltoret dhe tempujt në të gjithë Indinë veriore gjatë shekullit XIX, mes tyre është një reliev i gdhendur në gur ranor i një figure mashkulli dhe qeni. Disa nga artefaktet besohet të jenë rreth një mijë vjet të vjetra