Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Muzat e Jezercit” bashkon krijuesit në bjeshkë

Rozafa Shpuza ka shkrepur qindra fotografi nëpër Jezerc për tri ditë me radhë. Ka thënë se ngado që hidhte shikimin, frymëzohej për të marrë me vete në Shkodër pamje të bukura të fshatit kodrinor të Ferizajt.

Ajo ishte një prej pjesëmarrësve të edicionit të dytë të kolonisë letrare, “Muzat e Jezercit”, të mbajtur nga 20 deri më 22 korrik nga klubi letrar ferizajas, “De Rada”.

Shpuza, që vazhdimisht ka mbajtur aparatin në dorë, duke pritur në çdo çast të “ngrinte” momente të veçanta.

Poeti Xhevdet Bajra, i cili jeton, ligjëron dhe shkruan në Meksikë, ku shkoi si refugjatë lufte më 1999, ka thënë se kolonitë letrare janë përherë të mirëseardhura për krijuesit.

Bajra ka lexuar të shtunën pasdite disa prej poezive të tij në kuadër të diskutimeve të organizuara nga organizatorët me shkrimtarë të trevave të ndryshme shqiptare. Në bërthamë të diskutimeve ka qenë ndikimi i luftës së fundit në Kosovë në krijimtarinë e letërsinë shqipe.

Shkrimtari e nikoqiri, Gazmend Bytyçi, ka thënë se klubi “De Rada” pretendon t’i japë karakter tradicional kolonisë “Muzat e Jezercit”. Ai ka thënë se përveç promovimit të vlerave letrare dhe trashëgimore të rrethinës dhe shqiptare, “Muzat ...” synon të sjellë në Jezerc shkrimtarë të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)