Pak minuta nga qyteti i muraleve, është fshati Jezerc. Vend ky që njihet për mikpritjen e mysafirëve. Deri vonë ata janë pritur në odat e burrave. Por tashmë ky zakon ka filluar të lihet pas e vendin e tyre e kanë zënë vilat që lëshohen me qira e të cilat nuk janë të pakta në numër. Viteve të fundit banorët kanë filluar t’i kushtojnë më tepër rëndësi turizmit.
Mikpritëse është edhe natyra e këtij fshati. Por me qetësinë që mbizotëron nënkupton se aty nuk kanë mbetur edhe shumë banorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarësisht që ka potencial t’i plotësojë të gjitha kërkesat e banorëve, banori Mehdi Hajdari thotë se shumica kanë zgjedhur jetën në qytetin e Ferizajt apo edhe rrugët e mërgimit.
Vikendet dhe festat mbushin fshatin piktoresk. Aty tashmë janë ndërtuar shtëpi pushimi. Disa prej tyre ofrojnë pishinë e xhakuzi.
E ka prej atyre personave që vilën e ndërtuar për vete tani e lëshojnë me qira.
Që sytë janë kthyer kah turizmi i Jezercit, sipas Blerim Buzhalës, pronar i vilës “Druri” e dëshmojnë kërkesat e shumta. Kjo ka nxitur atë që të nisë ndërtimin e dy vilave të tjera.
E banori Burim Ugzmajli, nga një shtëpi akomoduese e vogël, ka arritur të ndërtojë edhe dy të tjera. Thotë se nuk kanë munguar as vizitorët ndërkombëtarë.
Pavarësisht që odat e vjetra nuk janë më funksionale, restorantet e vilat e bukura dita-ditës po e shtojnë numrin e vizitorëve në Jezerc.