“Rilindësi i Okarinës Ilire” i autorit Agim E.Gashi është monografia që u promovua sot në Bibliotekën Kombëtare e cila i dedikohet mjeshtrit të instrumenteve muzikore, Shaqir Hoti.
Instrumentalisti i shquar, Shaqir Hoti është krijues i okarinave që krijojnë melodi të këndshme jo vetëm nga druri e dheu por edhe nga arra e kokosit, transmeton KP.
Autori i kësaj monografie, Agim Gashi në parathënien e librit ka treguar se ajo çka e shtyu të shkruaj për këtë artistë të okarinës është përkushtimi i Hotit për artin muzikor në përgjithësi.
Mjeshtri, Shaqir Hoti është themelues i shumë melodive muzikore të kënduara nga emrat e mëdhenj të muzikës sonë popullore që nga Nexhmije Pagarusha, Shahindere Bërlajolli, e deri tek Shkurte Fejza.
Suksesi më i madh i këtij artisti u arrit me ndërtimin e instrumenteve muzikore me frymë, posaçërisht sukses epokal për të ishte riprodhimi i Okarinës së Artë, një instrument muzikor antik i gjetur në Runik të Kosovës.
-
“Okarina e Shaqir Hotit” – dritare e qasjes novatore ndaj traditës
-
Kënga e kujtimi për Nexhmije Pagarushën edhe me perlat e epokës së saj
-
Prishtina jehon me këngën e Nexhmije Pagarushës
-
“Përndritje...” si homazh dhe kthim në skenë i portretit krijues të Kaçinarit
-
Kurti për Ukshin Hotin: Sa mirë po ta kishim të gjallë, por vepra e tij vazhdon të na ndriçojë rrugën