Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Miti serb dhe formula për shpëtimin e Kosovës së tyre

Betejat historike, epike dhe kozmike

Beteja historike e serbëve dhe e turqve e kënduar në këngë paraqet pamjen e një beteje të caktuar historike, por edhe hiperbolizimin e saj deri në përmasa kozmike. Një paraqitje e tillë e betejës me turqit sikur me “diçka krejtësisht tjetër” tregoi se ka pasoja të rëndësishme shoqërore.

Manifestimi simbolik dhe mitik i kësaj teme, është fuqizuar me përvojën historike që më tej shënoi shpirtëroren e gjithëmbarshme. Përcaktimi i armikut është paraqitur nëpërmes këndvështrimit të traditës fetare “ne” (ose “ata”) dhe në këtë rast ai në veçanti e luan rolin interesant, shkruan sot Milica Bakiq-Hayden në Koha Ditore.

Kjo pa dyshim vërehet nga shkrimet e mëhershme, biografitë e shkurtra apo autobiografitë, kronikat dhe këngët epike, si nga ana serbe po ashtu edhe nga jo turke, disa prej të cilave u shkruan disa dekada pas Betejës së Kosovës, ku vërehet se dimensioni kozmik në interpretimin fetar (sa krishterë, sa mysliman) me kohë shndërrohet në komponentë morale që përputhet me identitetin e grupit. “Ne” shndërrohet në popull që është në anën e Perëndisë, prandaj dhe atij populli i është besuar që të ngadhënjejë në kuptimin e perceptimit “tonë” fetar të ngadhënjimit.

Për shembull nëse i krahasojmë përshkrimet serbe dhe turke të vdekjes së princit Lazar dhe sulltan Muratit në fushëbetejën e Kosovës, thuajse në të njëjtën kohë që nga gjysma e parë e shekullit XV, na mahnit retorika identike si në përshkrimet krishtere, por edhe në ato islame, ku vdekja e këtyre dy figurave përshkruhet si vdekje e martirëve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm