Pranë qytetit të Divjakës janë zbuluar rrënojat e një vendbanimi antik, që ekipi i arkeologëve mendon se i përket gjysmës së dytë të shekullit VI p.e.s dhe ka qenë i banuar deri në shekullin III p.e.s, shkruan “WorldBulletin”.
Arkeologët shqiptarë dhe gjermanë kanë punuar për disa muaj në këto mbetje që mendohet se janë shtëpi rezidenciale, mure rrethuese dhe rrugë.
Qëllimi i këtij projekti është që të krijohet një hartë e Shqipërisë me të dhëna për zonat ku mund të ketë mbetje antike.
“Ajo që po përpiqemi të kuptojmë është se kush jetonte mes Apollonisë dhe Dyrrahut dhe se kush e ndërtoi këtë vendbanim. Babunja në Divjakë është përzgjedhur mes shumë zonave të tjera dhe për herë të parë po bëjmë këtu kërkime arkeologjike. Ky fshat kodrinor ka një organizim urban perfekt. Me një rrugë kryesore dhe 15 të vogla që të lidhura me atë në vendet e duhura”, thotë Manuel Fidler, një arkeolog i Universitetit të Berlinit.
Gërmimet në Divjakë po zhvillohen në pjesën kodrinore të zonës, ndërsa në qytetin antik të Arnisas do të vazhdojnë në muajt në vijim.
-
Arkeologët në gjurmë të vendbanimit 7 mijë vjet të vjetër
-
Qyteti mesjetar i Sardës nxjerr dëshmi të reja për shqiptarët
-
“Reuters”: Zbulohet në Shqipëri vendbanimi më i vjetër nën liqen në Evropë
-
Forumi Bizantin në Durrës lidh antikitetin e vonë me mesjetën
-
Vendbanimi 8000-vjeçar në Shqipëri zbardh kapitujt e Evropës në parahistori