Prishtinë, 30 gusht – Ministria e Kulturës tash e gati tre vjet nuk është duke gjetur drejtor për Departamentin e Kulturës. Qysh prej shtatorit të vitit 2015, kur ish-drejtori, Kamuran Goranci ishte shkarkuar nga kjo pozitë – me arsyetimin se kishte bërë shkelje gjatë vitit paraprak – Departamenti udhëhiqet nga ushtruesit e detyrës.
MKRS-ja ka dështuar edhe në tentimin e parë për mbulimin e kësaj pozite. Tek këtë muaj ka anuluar konkursin e prillit të këtij viti nëpërmjet të cilit si drejtoreshë e Departamentit të Kulturës ishte zgjedhur Jehona Shyti. Ajo para se t’ia mësynte kësaj pozite ishte këshilltare e ministrit aktual të Kulturës, Kujtim Gashi. Paraprakisht ishte këshilltare e ish-ministrit të Bujqësisë Memli Krasniqi. E në periudhën 2011 deri më 2014 ishte këshilltare e Krasniqit në kohën kur ai ishte ministër i Kulturës. Shyti është anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ishte kandidate për deputete në radhët e kësaj partie në zgjedhjet qendrore të vitit 2014 dhe 2017.
Por MKRS-ja është detyruar që ta anulojë konkursin nëpërmjet të cilit ishte përzgjedhur Shyti.
Në ditën e 22-të të këtij muaji, MKRS-ja ka rihapur konkursin për këtë pozitë. Të njëjtin e ka anuluar një ditë më vonë për gjoja gabime teknike. Konkursi i radhës është rishpallur të premten e javës së kaluar. Do të jetë i hapur deri më 7 shtator (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Ministria kërkon drejtor për Muzeun në prag të nisjes së restaurimit
-
Ministria në “vallen” e shkarkimeve lë “Shotën” pa drejtor
-
Galeria mbetet pa drejtor, anulohet konkursi i dytë dhe paralajmërohen ankesa
-
Galeria dy vjet pa drejtor, konkursi i anuluar pa pasur konflikt interesi
-
Tentimi i radhës për gjetjen e udhëheqësve në Teatër e Galeri