Metafora në poezinë shumë të pasur e të llojllojshme të Paul Éluardit (Pol Elyar) është në plan të parë. Kjo “mbretëreshë” e figuracionit poetik zë vend dhe hapësirë më të privilegjuar, më të madhe në madhështinë dhe në ambientin artistik të këtij poeti të njohur, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo figurë poetike, në veprimtarinë letrare të Éluardit, e ka pasur rrugën e gjatë të zhvillimit të saj permanent, me pjekurinë e këtij shkrimtari.
Paul Éluardi, në fillim të karrierës së tij letrare, i takoi përkohësisht shkollës efemere të dadaizmit. Gjatë kësaj kohe, metafora kishte fizionomi irracionale. Ishte e pandërtuar plotësisht, e pasigurt, e ndrojtur, pa trajtë definitive, në vende të papërshtatshme, sidomos në periferi të mendimit poetik, që më tepër i përngjante një torzoje në ambient totalisht të papërshtatshëm.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)