Mensa e Studentëve është rrethuar me skele nga ana veriore dhe ajo perëndimore, duke u mbështjellë si një vendpunishte. Gjithandej janë grumbujt e stiroporit, me të cilin planifikohet të izolohet objekti i funksionalizuar më 1975.
Në njërën është krejt në fillim puna për vënien e stiroporit, shkruan sot Koha Ditore.
Punimet kanë nisur pa lejen e Komunës së Prishtinës dhe ky institucion lokal ka bërë edhe ndërprerjen e tyre.
Ndryshimi i pamjes së jashtme të objektit është iniciativë e Qendrës së Studentëve nëpërmjet një projekti që përkrahet nga Banka Botërore. Ky nuk është rasti i parë që ndërtesat e viteve të socializmit në Kosovë i nënshtrohen ndërhyrjeve, të cilat ua humbin pamjen e jashtme që përfaqëson modernizmin arkitekturor në vend.
Projekti që nga disa arkitektë konsiderohet se do ta shpërfytyrojë këtë objekt fillimisht është dorëzuar në Komunën e Prishtinës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Studentët s’mund të ushqehen në mensë, masa mund të ndryshojë nga 1 marsi
-
Fakulteti i Arteve fasadon objektin e radhës, pret kushte më të mira pune
-
Shëmtohet fasada e Fakultetit të Arteve, mbulohen gurtë
-
Pa leje nga Komuna, nis rinovimi i Mensës së Studentëve
-
UP-ja kërkon hetim për ndërtimin e një objekti brenda natës në kampus