Shkrime të Arbën Xhaferit, që flasin për identitetin, çështjen kombëtare e politike, i janë ofruar lexuesit shqiptar të përmbledhura në pesë vëllime.
Veprat me mbi 2 mijë faqe, të redaktuara nga Shkëlzen Maliqi, janë përuruar të shtunën në kuadër të Panairit të Librit në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”. Shkrimet e Xhaferit – politikanit shqiptar në Maqedoni, i cili vdiq më 2012 – janë marrë nga laptopi i tij duke u seleksionuar autorialet, që përfshijnë periudhën prej vitit 1995 deri më 2012.
Kompleti me pesë vëllime është materializuar nga qendra kulturore Klan Kosova së bashku me shtëpinë botuese “Dudaj” në Tiranë, me përkrahjen edhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama, nën titulin “Veprat”.
Në ceremoninë përuruese, redaktori i këtij botimi, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se përmbledhja e shkrimeve që ka lënë Xhaferi në një komplet është një prej projekteve më të rëndësishme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Një shtet që nuk i donte qytetarët e vet – shqiptarët në Jugosllavi
-
Rinjohja e Sami Frashërit në dritën e botimeve të reja
-
Osmani dekoron post mortem me urdhrin “Hasan Prishtina”, Arbën Xhaferin
-
Adem Shkreli kujtohet si gazetar që luftoi në kohë të zorshme e poet i mprehtë
-
Xhafa: Kam nisur të inspirohem nga skamja e politika