Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar post mortem me urdhrin “Hasan Prishtina”, politikanin, filozofin e liderine ndjerë Arbën Xhaferi.
Ceremonia u organizua në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ku të pranishëm ishin familjarët e Xhaferit.
“Arbën Xhaferi do të kujtohet e vlerësohet përherë për vetëdijen e lartë intelektuale, artikulimin politik largpamës, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë dhe sidomos në Maqedoninë e Veriut si dhe për afirmimin e orientimit properëndimor të kombit shqiptar në frymën e rilindësve tanë”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani dekoron Aratin për kontributin në kandidimin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare
-
Shaban Jashari dekorohet me urdhrin Hero i Kosovës
-
Shaban Jashari dekorohet me titullin “Hero i Kosovës”, luftëtaret e UÇK-së me urdhrin “Heroina të Kosovës”
-
Ismail Kadareja dekorohet me urdhrin “Hasan Prishtina”
-
Osmani të mërkurën në Maqedoni të Veriut