Ishte viti 1937. I kishte vetëm pesë vjet kur po niste së realizuari ëndrrën që të bëhej dijetar, si mësuesit e tij. Të merrte mësime nga ta, që më vonë t’ua transmetonte gjeneratave të tjera. Dhe ashtu veproi deri në pension.
Edhe më shumë... Zeqir Bekës pas gati një shekull i duhet të kthehet mbrapa në kohë për të rrëfyer copëza historie të jetës së tij. Historinë e shkollës së parë shqipe, siç thotë, në Llap e Gollak. Të mejtepit që u shndërrua në shkollë në fshatin Brainë të Podujevës, aty ku ishte lindur edhe ai vetë.
Pasi kishte mbushur pesë vjeç, Zeqir Beka ishte regjistruar në vitin e parë shkollor në mejtepin e fshatit Brainë që thuhet se e kishte themeluar në vitin 1895 Mulla Mustafa, ose siç njihej ndryshe edhe si Hoxhë Braina. Aty po mësonte dy alfabete përnjëherë, arabisht dhe latinisht, shkruan sot Koha Ditore.
Mësues e hoxhë ishte po Mustafa nga Nisheci. Objekti gjendej në oborrin e xhamisë dhe kishte dy dyer. Nxënësit prisnin derisa të hynte mësuesi- hoxhë dhe pastaj nëpër derën tjetër hynin ata.
“Mulla Mustafa e ka hapur mejtepin e parë. Baba e ka pyet: ku ke o Mustafë? Tha, në Shkup. Po për çka? Për havadyz. E tjetër? Po i bie germat shqip. Janë latinicë (latinisht v.j.), po pak me i kthye bahen shqip”, kujton Zeqiri bisedën ndërmjet hoxhë Mustafës dhe babait të tij, Bekë Bekës.
“Pesë vjet i kam pas kur kam shkuar në mejtep. E kam pas dajën prej Hajkobille. Tri vjet ka nejt te na. Ka qene nipi i hoxhë Brainës (Beha i Hasit u ba imam ma vonë). Kemi shkuar e jemi kthyer bashkë prej mejtepi”, tregon tetëdhjeteshtatëvjeçari Zeqir Beka.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)