Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Stublla, fshati ku u ndërtua shkolla e parë shqipe

E shndërruar tashmë në muze, Shkolla e Parë Shqipe akoma i ruan të freskëta klasat në të cilat mbanin mësim 42 nxënës nga 10 mësues.

Brenda tyre janë ekspozuar dokumente historike, libra të autorëve shqiptarë, prej të cilëve kishin mësuar nxënësit, e artefakte të ndryshme.

Bazuar në disa dokumente, Shkolla e Parë Shqipe në Kosovë u vendos të ndërtohej në Stubëll me arsyetimin se aso kohe ai regjion nuk banohej nga turqit dhe ishte jashtë interesit të Perandorisë Osmane.

Sa i bukur aq edhe antik. I tillë është fshati Stubëll i Vitisë.

Kështu përshkruhet edhe nga kryetari i fshatit që, pos tjerash, për emisionin “Sot” foli edhe për numrin e banorëve, një pjesë e të cilëve jetojnë në mërgim.

Për banorët e këtij regjioni, pjesa më madhe e të cilëve i përkasin fesë së krishterë, Kisha e Shën Jozefit paraqet monumentin më të rëndësishëm.

Edhe “Shkolla e parë shqipe” larg restaurimit, megjithëse u alarmua që paraqet rrezik Kulturë “Shkolla e parë shqipe” larg restaurimit, megjithëse u alarmua që paraqet rrezik

Në oborrin e po kësaj kishe ndodhet edhe varri i pagëzuesit të Nënë Terezës, Dom Zef Ramaj.

Në hapësirat e kësaj kishe kryhen ritet fetare të banorëve të asaj ane.

Të tilla monumente me vlerë historike janë shkas për t’u vizituar një fshat si Stublla e Vitisë.