Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ndarë sot medaljen presidenciale të meritave për këngëtaren e njohur Shyhrete Behluli.
Sipas Thaçit me këngët e Shyhretes janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra.
Postimi i Thaçit:
“Këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli, sot i ndava Medaljen Presidenciale të Meritave. Janë bërë më shumë se katër dekada që pareshtur, me tërë forcat e saj, ajo iu përkushtua zhvillimit dhe promovimit të këngës popullore shqipe. Me këngët e saj për atdheun, flamurin, heroizmin, Kosovën dhe Shqipërinë, janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra”.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi dekoron koreografin e njohur, Fehmi Shaqiri
-
Thaçi ndan Medalje Presidenciale të Meritave për zyrën e Bankës Botërore në Kosovë
-
Dervish Shaqës Medalja Presidenciale e Meritave
-
Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale Gani Sylajn
-
Shkrimtarja Helena Kadare nuk gjen fjalë për të përshkruar nderimin që i bëri Kosova